☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.49 ▼1.26%
ARI 4,032 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,144 ▼ -0.74% ETH $2,326 ▼ -0.58% XRP $1.2925 ▼ -1.85% SOL $100.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria harton pr/buxhetin 2023, ulet rritja ekonomike. Ibrahimaj: Amnistia Fiskale? Ligj i veçantë, ende në konsultim

Qeveria ka gati pr/buxhetin për vitin 2023, të cilin pritet ta prezantojnë në javët në vijim, ndërsa parashikimi për rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm është ulur. Deklarata vjen nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një prononcimi për mediat, ku njoftoi vendimet e djeshem te këshillit të ministrave.
“Morëm në shqyrtim pr/buxhetin për 2023. Gjatë 2023 parashikojmë që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6% në terma reale dhe 5.7 % në terma nominal. Parashikojmë që inflacioni të fillojë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6% përmes buxhetit do vijojmë të kemi një konsolidim fiskal. Si nga të ardhurat dhe shpenzimet, pr/buxheti reflekton këto parametra makroekonomik. Kemi disa skenarë, këto parametra parashikojnë një recesion teknik të vendeve të BE dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% në 2.6%.

Marrim parasysh se rreziqet janë në krahur rënës, pr/buxheti do krijojë hapsirat e duhura, për cdo goditje që mund të vijë në të ardhmen. Pr/buxheti do prezantohet në detaje në javët që vijnë. Ky buxhet do vijojë të mbështesë, mos rritjen e cmimit për energjinë, dhe do të vijojë të mbështesë ato kategori të shtresave në nevojë.” u shpreh Ibrahimaj.

“Amnistia është një ligj i vecantë që nuk është parashikuar në pr/buxhet. Është ende në konsultim publik, dhe nuk kemi një datë për miratimin e tij po punojmë që paralelisht të hartojmë aktet nënligjore që kur do të arrijmë në një produkt final të jemi gati”, -përfundoi Ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.