Qeveria i hap rrugën projekteve për ujësjellsat dhe kanalizimet në shtatë qytete
Qytetet Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë së afërmi do të bëhen me ujësjellësa dhe kanalizime të rinj, falë financimt nga Banka Gjermane “KfW Frankfurt am Main”. Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit dy vendime që i hapin rrugë nisjes së projekteve me kryerjen e studimit të fizibilitetit për secilin qytet.
Vendimi i parë përfshin miratimin në parim të marrëveshjes së financimit për fazën e parë mes Shqipërisë dhe “KfW Frankfurt am Main” për fuqizimin institucional për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, që përfshin furnizimin me ujë dhe kanalizime në Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë. Marrëveshja parashikon shumën e një granti me vlerë 600.000 euro.
Gjithashtu, Qeveria miratoi dhe marrëveshjen e dytë në parim për financimin për shërbime të ekspertëve ndaj përfituesit në kuadrin e studimeve të fizibilitetit për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, me fondin e veçantë nga qeveria gjermane si grant në shumën 2.140. 000 euro.