🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲0.69%
ARI 4,184 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▲ +1% ETH $2,510 ▲ +0.69% XRP $1.3677 ▲ +0.94% SOL $106.9300 ▼ -0.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Politika

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale

Deputeti Erion Braçe ka sqaruar qëndrimin e tij për reformën territorial në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.

Ai theksoi se nuk ishte dakord me ligjin dhe se vota e tij nuk ishte një mbështetje për kryeministrin Edi Rama.

Braçe kritikoi gjithashtu përqendrimin e pushtetit te qeveria dhe delegimin e tij te persona të pavotuar, duke argumentuar se pushteti duhet t’u transferohet institucioneve dhe drejtuesve që marrin besimin e qytetarëve përmes votës.

Pjesë nga intervista:

Ylli Rakipi: Ti votove ligjin për reformën. Pse ia dhe votën? Cila është arsyeja?

Erion Braçe: Unë nuk votova pro ligjit. Nuk isha dakord me ligjin. Është shumë e thjeshtë arsyeja. Isha kundër ligjit. Nuk votova pro Ramës, ta them hapur. Dhe nuk më pëlqeu fare as buzëqeshja e Ramës pas votimit, as mesazhi i tij së nesërmes. Është më shumë se decentralizim. Kemi mbledhur shumë pushtet jo në parlament, por me qeverinë. Qeveria ka prishur ekuilibrat, e ka deleguar pushtetin te njerëz të pavotuar. Unë s’bie dakord me këtë model. I thashë dhe Ramës: transfero pushtet atje ku njerëzit kanë marrë pushtet prej votës. Sot Bashkia e Tiranës nuk ka ekonomi të vetën. Ka ca taksa të mjerueshme që mezi mblidhen. Ka krijuar një cikël varësie. Ka bashki të tjera që s’e kanë fare këtë ekonomi.

Ajo hartë bëhet e keqe sepse mungon reforma. Kemi krijuar dy pole shumë të rëndësishme, një që është poli i Ramës, që ua delegon pushtetin drejtorëve që shpeshherë janë të paaftë. Në anën tjetër ka pushtet të kryetarëve të bashkive. Pra, ne po krijojmë pole ku përqendrohet pushteti. Për këtë votova unë. Nëse nuk je brenda grupit, nuk punon dot me qeverinë. Unë vendosa të votoja, të jem brenda, të punoj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.