☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së

Aleancës për Shqiptarët do t’i merret Ministria e Shëndetësisë, ndërsa në këmbim do i ofrohet posti i Zëvendës Kryeministrit për Reforma. Së paku kështu mësohet nga burime brenda partiake të të dy palëve. Në Aleancën për Shqiptarët thonë se vendimin përfundimtar do të merret pasi kreu partiak, Ziadin Sela, të kthehet këtë të diel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të njëjtën e konfirmuan edhe socialdemokratët. Selia blu në Bihaçka deri të hënën pritet që të vendos mes tre emrave për Ministër të Shëndetësisë. Më i përfoluri është neurokirurgu Venko Filipçe, emri i të cilit ishte përmendur edhe në maj para se Arben Taravari të vijë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se nuk do të ketë ndryshime tjera të kuadrove në Qeveri dhe se vendet vakante siç është ai i Ministrit pa dikaster, i angazhuar për Investime të Huaja dhe posti i zv/Ministrit të Arsimit do ngelen në duart e BDI-së.

E zbrazur ka mbetur edhe karrigia e Ministrit pa dikaster për integrimin e romëve, prej kur Samka Ibrahimovski e la ministrinë për të zëvendësuar deputetin nga radhët e LSDM-së Vasko Kovaçevski. Alsat mëson se edhe kjo ministri do të ngelet në duart e LSDM-së. Alsat gjithashtu mëson se RDK-ja e Vesel Memedit do të vazhdojë të udhëheq me Ministrinë e Pushtetit Lokal, megjithë faktin që në shumicën parlamentare, kjo parti merr pjesë vetëm me një deputet. Zgjerimi i vazhdueshëm i shumicës parlamentare në Kuvend, ia jep kryeministrit Zoran Zaev komodtitetin për të bërë rokada të tilla në formacionin qeveritar. Përveç Çedomir Sazdovskit, ish-deputet i partisë së Stevçe Jakimovskit, e cila është në koalicion me VMRO- DPMNE-në, që po mbështet vendimet e shumicës në Kuvend, edhe deputeti i Lidhjes Rome, në koalicion me VMRO-DPMNE-së Amdi Bajram, të premten u pa në sallë gjatë debatit për zgjedhjen e prokurorit publik, edhe pse grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së njoftoi se nuk do marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në plotësimin e kushteve demokratike.

Në rast të largimit eventual të Selës nga Qeveria, PDSH është e gatshme që kontribuoj në forcimin e shumicës me dy deputetët e saj. Por kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, gjatë deklaratave të fundit për media ka përsëritur qëndrimin se nuk do largohet nga Qeveria pa përmbushjen e reformave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.