☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,551 ▲0.1%
DOW 52,581 ▲0.18%
NASDAQ 26,191 ▼0.06%
NAFTA 71.34 ▼1.03%
ARI 4,115 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,026 ▲ +1.69% ETH $1,790 ▲ +2.8% XRP $1.1026 ▲ +1.05% SOL $78.2400 ▲ +0.67%
S&P 500 7,551 ▲0.1 % DOW 52,581 ▲0.18 % NASDAQ 26,191 ▼0.06 % NAFTA 71.34 ▼1.03 % ARI 4,115 ▼0.62 % S&P 500 7,551 ▲0.1 % DOW 52,581 ▲0.18 % NASDAQ 26,191 ▼0.06 % NAFTA 71.34 ▼1.03 % ARI 4,115 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi vizionin e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sipërmarrjes gjatë prezantimit të programit “Rilindja 2.0 “.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se programi i ri për zhvillimin urban nuk synon vetëm rivitalizimin e qyteteve, por krijimin e një modeli zhvillimi që gjeneron rritje të qëndrueshme ekonomike në të gjithë vendin.

“Rilindja urbane ka sjellë më shumë zhvillim për Shqipërinë dhe programi që prezantuam sot, përtej rivitalizimit të hapësirave urbane, ka një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Çdo komponent i tij synon të krijojë më shumë zhvillim dhe më shumë mundësi për qytetarët dhe biznesin”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se ekonomia shqiptare vijon të jetë e përqendruar kryesisht në Tiranë, e cila gjeneron rreth gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, ndërsa të ardhurat për frymë janë rreth 40% mbi mesataren kombëtare. Sipas saj, objektivi i qeverisë është që ritmi i zhvillimit ekonomik të shtrihet në të gjitha bashkitë.

“Duam që të gjitha bashkitë të ndjekin të njëjtin ritëm zhvillimi. Përmes këtij programi synojmë të aktivizojmë potencialet, asetet dhe kapitalet e pashfrytëzuara, duke krijuar më shumë mundësi për pushtetin vendor dhe bizneset”, deklaroi ajo.

Ibrahimaj theksoi se realizimi i këtij programi kërkon instrumente të fuqishme financimi, si për investimet publike, ashtu edhe për sektorin privat. Në këtë kuadër, ajo njoftoi se së shpejti do të lançohet instrumenti i ri “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili do t’u vihet në dispozicion bizneseve shqiptare për të mbështetur zgjerimin e aktivitetit, rritjen e kapaciteteve dhe modernizimin.

Paralelisht, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur edhe një program të ri për mbështetjen e startup-eve, të cilat, sipas ministres, janë një element kyç për inovacionin dhe zhvillimin e ekonomisë.

“Startup-et janë të domosdoshme jo vetëm për krijimin e bizneseve të reja, por edhe për transformimin dhe rritjen e kompanive të mëdha dhe korporatave”, përfundoi Ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.