☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.47 ▲0.7%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,879 ▼ -0.45% ETH $2,314 ▼ -0.54% XRP $1.3000 ▲ +0.96% SOL $99.9500 ▼ -1.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qindra biznese nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi takohen në Tiranë

bDhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit mblodhi në Tiranë mbi 200 biznese nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për të vendosur bashkëpunim me afro 200 firma të Shqipërisë.Ato diskutuan nga afër për të shkëmbyer prodhimet, përvojat dhe idetë e biznesit. Ky ishte takimi i dytë mbarëkombëtar i biznesit, i cili po e zgjeron bashkëpunimin ekonomik në 4 shtete. Blenard Dyrmishi drejtuesi i Dhoma shqiptare e tregtisë ndërkombëtare dhe e zhvillimit tha se kjo hapësirë shkëmbimesh mirëpret potencialin e madh ekonomik e njerëzor ende të pashfrytëzuar në këto 4 shtete ku jetojnë shqiptarët.

Shqipëria ka projektuar zonat e lira ekonomike me lehtësi fiskale për të gjithë bizneset që do të punojnë në to. Zona e parë është Spitalla, fare pranë portit detar të Durrësit dhe gjithë bizneset që shkojnë atje u zbritet gjysma e tatim fitimit, përpjashtim nga taksa e pronës, nga taksa e infrastrukturës.

Ervin Mete, zv.ministër i zhvillimit ekonomik dhe tregtisë tha se tregu i Ballkanit perëndimor po konceptohet si një treg rajonal sepse si i tillë mund të tërheqë investuesit e huaj. Me Kosovën tha ai, janë hequr shumë pengesa tarifore dhe jotarifore dhe procesi po vazhdon edhe me vende të tjera. Ligji për turizmin, për lundrimin detar, ligji i investimeve strategjike si dhe ligji i koncensioneve po krijojnë hapësira të reja për bashkëpunimin ekonomik. Rajoni po punon për t’u integruar brenda vetes dhe për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa bizneset po përballin një seri sfidash të përbashkëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.