Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.97 ▼2.2%
ARI 4,394 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $83,809 ▲ +4.4% ETH $2,702 ▲ +4.92% XRP $1.4774 ▲ +7.32% SOL $115.6200 ▲ +7.08%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.97 ▼2.2 % ARI 4,394 ▼0.7 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.97 ▼2.2 % ARI 4,394 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Qirinj dhe reagim qytetar kundër vendimit të gjykatës për dosjen e tërmetit në Durrës

Një grup të rinjsh janë mbledhur këtë të hënë në mbrëmje para gjykatës së Durrësit në shenjë proteste.

Ata ndezën qirinj në përkujtim të viktimave dhe reaguan kundër vendimit të gjykatës për dosjen e tërmetit dhe kundër ecurisë së programit të rindërtimit në Durrës.

Ata u shprehën se duan t’i kujtojnë institucioneve të drejtësisë se Durrësi dhe jetët e humbura nuk mund të gjejnë qetësi pa u ndëshkuar fajtorët.

Këtë të hënë gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm 4 nga 7 të akuzuarit si përgjegjës të pasojave fatale të tërmetit të 26 nëntorit.

Ata u akuzuan se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre në procesin e kolaudimit, legalizimit të ndërtimeve apo ndërhyrjeve të paligjshme në strukturat e objekteve çuan në pasojat tragjike, shembjen e objekteve që zunë nën vete jetë njerëzore natën teksa gdhihej 26 nëntori i vitit 2019. por gjyqtari i çështjes Artur Prenga, i caktuar nga KLGJ për të gjykuar një nga 3 çështjet e dosjes së tërmetit në objektet me viktima, vendosi pafajësi për Artur Terziun, pronar i lokalit Barons te pallati 6-katësh, ish-kreun e ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-kreun e INUK Artur Çela dhe arkitekten Neviana Isufi.

Ndërkohë u dënuan lehtë të ashtuquajturit ushtarë të këtij procesi. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të  të pandehurve Skerdi Bello, Albrend Qetka dhe Aldo Dekovelli për kryerjen e veprës  penale  “Shpërdorimi  i detyrës” dhe në përfundim i dënoi ata me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.

Madje këtyre të fundit i ngarkohen dhe shpenzimet gjyqësore. Prokuroria e Durrësit deklaroi se do e ankimojë vendimin pasi është e provuar rrezikshmëria e veprimeve apo mosveprimeve të këtyre personave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.