🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -0.15% ETH $2,267 ▲ +0.36% XRP $1.2586 ▲ +0.61% SOL $92.1700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Qoku: Për VLEN-in e rëndësishme është që diaspora të mund të votojë

Deputetët e VLEN-it sot në konferencë për shtyp theksuan se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Agjendës reformuese dhe afrimit të vendit me standardet evropiane.

Deputeti Bekim Qoku tha se që në takimin e liderëve, VLEN ka kërkuar që ky proces të mos kufizohet vetëm në çështje teknike, por të trajtojë edhe tema që e zgjerojnë pjesëmarrjen demokratike.

“Një prej tyre është krijimi i mundësive që qytetarët tanë në diasporë ta ushtrojnë më lehtë të drejtën e votës. Për ne, është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes votimit elektronik, qoftë përmes formave të tjera të sigurta, transparente dhe të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

“Nuk besojmë se bllokadat me mijëra amendamente i shërbejnë këtij procesi. Qytetarët presin zgjidhje, jo pengesa. Presin dialog dhe reforma që e përmirësojnë sistemin, e jo taktika që e mbajnë atë peng. Ndryshimet në Kodin zgjedhor duhet të ndërtohen mbi rekomandimet e ODIHR-it të OSBE-së dhe mbi obligimet që burojnë nga Agjenda reformuese”.

“Ne mbështesim çdo zgjidhje që e bën procesin zgjedhor të hapur dhe inkluziv. Reformat nuk bëhen për interesat e partive politike, por për qytetarët dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Andaj, mesazhi ynë tani e gjithmonë është i njëjtë. Diaspora nuk është vetëm për remitenca, por duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes. Këtë e kemi kërkuar që në takimin e liderëve dhe këtë do ta mbrojmë gjatë gjithë procesit për ndryshimet në Kodin zgjedhor”, tha Qoku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.