Kronika

Qytetarët anti-hashash, ndihmuan policinë për kapjen rekord

Një ndihmë të konsiderueshme për policinë në zbulimin e tentativave të kultivimit të kanabisit apo kapjes së sasive të hashashit gati për trafikim, po japin edhe qytetarët.

Që prej vendosjes së shpërblimit prej 300 mijë lekësh nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në fillim të marsit, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion kanë mbërritur mbi 20 denoncime nga zona të ndryshme të vendit.

Burime nga SHÇBA-ja thonë për Tch se nga verifikimet ka rezultuar se në 2 raste informacioni ka qenë i saktë dhe efiçent, duke bërë që denoncuesit të përfitojnë shumën prej 300 mijë lekësh.

Rasti i parë bën fjalë për zbulimin e magazinës me sasinë rekord prej 12 tonë kanabis, në fshatin e thellë Pagri të Përmetit, ndërsa rasti i dytë  është regjistruar në Gjirokastër, ku u sekustruan 90 kg kanabis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button