☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar

I vetëshpallur Kryendrituri që në tetor 2025 lavdëronte si hero vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe që ka marrë në dorë drejtimin e protestave në bulevard, ka botuar një tjetër komunikatë ku insiston për krijimin e Kuvendit Kombëtar, paçka se sheshi boshatiset nga dita në ditë.

Në një mesazh në WhatsApp drejtuar grupit ku flitet për krijimin e Kuvendit, ai parashtron një plan për realizimin e fiksimit të tij (të hershëm, nëse kujtojmë Kuvendin e Dukatit në 2010) ku gjithçka e përqendron në 3 hapa: dorëheqjen e kryeministrit, largimin e kreut të PD dhe ndryshimin e sistemit.

‘Kryendrituri’ thotë se “po afrohet dita e krijimit” dhe bën thirrje për shtimin e numrave në shesh.

“Po afron dita e krijimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar në formën e tij bazike (sepse për të arritur pjekurinë do t’i duhet kohë). Protesta duhet dhe do të vazhdojë pa ndalim deri në suksesin e saj të plotë: dorëheqja e Ramës, zbythja e Berishës, zhbërja e sistemit të vjetër 82-vjeçar.

Të shtojmë numrat dhe vendosmërinë në sheshin e protestës kombëtare, ndërkohë që përgatisim krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Vullneti i tërësisë së trupës së qytetarëve protestues në shesh, mbi çdo organizim tjetër të çdo grupimi protestuesish, përfshi edhe mbi organizimin që ne po bëjmë.

Kuvendi Kombëtar Qytetar bëhet për të përforcuar protestën kombëtare, për ta shtuar dhe për ta bërë më të vendosur e ndikuese atë, dhe jo e kundërta siç akuzojnë mediat e shitura dhe portalet e pushtetit”, shkruan ‘Kryendrituri.’ /shqiptarja.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.