🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.43 ▲1.5%
ARI 4,423 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,580 ▼ -0.49% ETH $2,488 ▲ +0.05% XRP $1.4127 ▲ +1.2% SOL $103.1700 ▼ -0.17%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.43 ▲1.5 % ARI 4,423 ▼0.37 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.43 ▲1.5 % ARI 4,423 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Qytetarët e Tetovës kërkojnë lirimin e hapësirave publike

Uzurpimi i trotuareve nga ana e bizneseve dhe kafeneve në Tetovë, po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.Tavolina, karrige, frigoriferë, materiale të ndryshme dhe gjësende që shiten bllokojnë dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare.

Më problem del të jetë lëvizja e personave me nevoja të veçanta si dhe për prindërit që lëvizin me karroca për fëmijë.Ata ankohen jo vetëm për bizneset, por edhe për veturat e parkuara në trotuare.

Më problematike shfaqet pjesa e qytetit nga rrethrrotullimi te vendi i njohur si Ëmbëltorja Taksi deri te Xhamia e Pashës, ku secili biznes në një mënyrë apo tjetrën ka zaptuar një pjesë të trotuarit.

Komuna e Tetovës është në dijeni për këtë dukuri dhe se nga dita e hënë do të shpeshtohen kontrollet, ndërsa paralajmërojnë edhe fushatë sensibilizuese. Kryetari Bilall Kasami tha se së bashku me inspektoratin komunal do të angazhohen për të larguar çdo gjë që pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Komuna në vazhdimësi ndërmerr masa. Inspektorati çdo ditë është në terren dhe ne mundohemi të ballafaqohemi me këtë dukuri edhe pse është fakt që në përditshmëri ne të gjithë që lëvizim nëpër Tetovë, qytetarët nxjerrin çfarëdo lloj malli apo pajisje me të cilat e bllokojnë lëvizjen e qytetarëve por inspektorati është në terren, largon, në disa raste edhe konfiskon edhe mallrat edhe pajisjet që e bllokojnë rrugën”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe, në raste të zaptimit të trotuarit pa leje ose nëse tejkalohet hapësirën e lejuar, inspektorati mund të kërkojë largimin e pajisjeve dhe mund të shqiptojë sanksione. Ka raste të dokumentuara ku lokaleve u është dhënë afat për largimin e tavolinave/karrigeve të vendosura ilegalisht në trotuar. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.