☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.52 ▼0.36%
ARI 4,580 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $74,630 ▲ +7.66% ETH $2,351 ▲ +4.28% XRP $1.2880 ▲ +16.23% SOL $88.3000 ▲ +4.19%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.52 ▼0.36 % ARI 4,580 ▲0.19 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.52 ▼0.36 % ARI 4,580 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirës

Debati mbi nevojën për një lider të artikuluar politik në krye të protestave qytetare ishte fokusi i emisionit “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit. Analisti Preç Zogaj vuri në dukje se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pasqyrim i natyrës së larmishme të pjesëmarrjes, ku marrin pjesë qytetarë me përkatësi të ndryshme politike, të bashkuar nga një kauzë e përbashkët kundër përqendrimit të pushtetit.

Sipas Zogajt, personalizimi i pushtetit nga kryeministri Edi Rama, i ilustruar nga zhvillimet në Zvërnec, është një arsye që shkon përtej ndarjeve klasike të majtë-djathtë.

Analisti e lidhi këtë krizë të demokracisë me ndryshimet ligjore të vitit 2008, të cilat, sipas tij, i shndërruan partitë politike në “kazerma”:

“Pas 2008-ës, pas ndryshimeve të ligjit nga Rama-Berisha, i dhanë vetes autoritet absolut në parti. Partitë i shndërruan në kazerma politike. Autokraci me stafetë. Ka shkuar aq larg sa PD ka shmangur rivalizimin, ndërsa Rama nuk votohet për kryetar partie.”

Zogaj nënvizoi se protesta nuk është vetëm një reagim ndaj një lideri, por ndaj një sistemi të kapur, ku demokracia është cenuar nga shtresëzimet dhe pabarazitë e krijuara ndër vite. Ai renditi si arsyet kryesore të bashkimit qytetar si kapja e demokracisë, një proces që ka nisur herët dhe është konsoliduar nëpërmjet autoritetit absolut të liderëve partiakë; një përçarje sociale që, sipas analistit, tejkalon përmasat e vendit dhe logjikën e shëndoshë; prania e “oborreve të oligarkëve” që kontrollojnë interesat publike.

Për analistin, shmangia e një lideri të vetëm politik në krye të protestave është konfirmimi se qytetarët janë të vetëdijshëm për dështimin e këtij sistemi të personalizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.