Politika

Rama: Akti terrorist ndaj familjes së Tahirit, dorën e shtetit në fyt deri në frymën e fundit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas shpërthimeve me dinamit të ndodhur sot në mëngjes në kryeqytet.

A-5tritol-farma-cia-e-tiranes-5“Akti terrorist ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, kafshim monstrash që kanë marrë, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Shefi i qeverisë shprehet se “kemi çelur epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të luftës dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit përballë krimit. Saimir Tahiri është në krye të kësaj lufte dhe kush ka urdhëruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes së tij, duhet ta mësoje se sot i ka dhënë ministrit tonë e të gjithëve në, një motiv më shumë për të qënë krenarë e të frymëzuar në çdo qelizë, në kryerjen e detyrës së lartë në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi”.

Kreu i Ekzekutivit thekson se askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri që më në fund do të këte shtetin e saj të fortë e të drejtë, shtetin modern të shqiptarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button