Politika
Rama: Anti-informaliteti, misioni i 2 ministrave. Presidenca? Më ka keqkuptuar
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Facebook lëvizjet në kabinetin e tij, duke thënë se, “misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit”.
Gjithashtu, një tjetër mision bazë për Ahmetaj dhe Ekonomin do të jetë sipas kryeministrit “edhe lehtësimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm”.
Në profilin e tij Rama ka reaguar edhe ndaj qëndrimit të Presidencës ndaj komenteve të tij për takimin Nishani-Kerry.
“Presidenca më ka keqkuptuar! Thjesht isha e jam i keqardhur që Presidenti i Shqipërisë i doli avionit përpara. Si e pse kjo s’ka pikë rëndësie”, shprehet Rama.