Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më të vjetër në vendin tonë, 117-vjeçarja Qamile Marra.
Me vendim të posaçëm të firmuar nga Kryeministri Edi Rama, Marra do të marrë një shtesë mujore sa 10-fishi i pensionit social. Mësohet se pensioni i saj u ndërpre kur mbushi 100 vjeçe ndërsa i bir prej 7 vitesh bëri përpjekje për ta rikthyer.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.