Politika

Rama: Do çlirojmë arsimin nga presionet politike

Në prag të festave te fundivitit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me pedagogë e mësues në Pallatin e Kongreseve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në fjalën saj te hapjes ka vlerësuar reformat që janë bërë në arsimin shqiptar gjatë qeverisje së majtë. “Miqt e mij ju falenderoj, por ajo që kërkoj nga ju eshte te bëheni një shembull suksesi dhe ne të bëhemi një fuqi e madhe ndryshimi për të dhënë më shumë cilësi”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh  se “Zgjodha të flas me ju për një temë që më shqetëson në fakt gjithnjë e më shumë, një temë e jetës sonë të përditëshme ku jemi të gjithë të përfshirë, pa përjashtim, ne, ju, nxënësit, prindërit, shoqëria si e tërë. Dua të ndajë me ju kulturën e kriminalizimit të njerëzve, të ideveve, mendimeve, punëve që në këtë vend identifikohen të gjitha së bashku me tjetrin dhe kur tjetri nuk na pëlqen, e sulmojme për ta asgjesuar me çdo kusht, idetë e tij, mendimet e tij, punën e tij. Unë nuk e kam vënë re sot. Politika e ka krijuar këtë fenomen prej shumë kohësh dhe duke qenë brenda tij është më e lehte ta shohësh dhe ta ndjesh përditë.”

“Por, unë verej me shqetësim të madh se sot ky fenomen i ka prekur të gjithë ata që kanë një zë dhe po godet çdo ditë zërin, veshin dhe mendjen e çdokujt në këtë vend, madje edhe të huajve që gjenden në këtë vend. Është një sëmundje e përhapur ngado që i merrr energjitë organizmit të shoqërisë sonë, e cila duket se ka mbetur  pa sistem imunitar, pa sens kritik dhe vetëkritik. Nërkohë që sensi kritik, ia ka lënë vendin kundërshtimit histerik, ndërsa ai vetë kritik është krijuar nga vetëmbrojtja instiktive. E këtu e kam fjalën për atë që ndodh thjesht dhe vetëm në arenën e politikës dhe po të ishte kështu nuk do të flisja për këtë sot. E kam fjalën për atë  që ndodh kudo që ka një komunitet, një bashkësi njerëzish, kudo që ka dy shqiptarë që i bëjnë rrethanat bashkë, por që mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri”, tha Rama.

Kryeministri Rama në vijim të fjalës tha se  “Dua të bëjë një diskutim filozofik të mërzitshëm ku do përpiqem ta konkretizoj duke folur për arsimin dhe çfarë mund të thuhet për arsimin, mund të thuhet duke folur për gjithcka tjetër për shëndetësine, ekonominë, kulturën, sportin. Në kaluam në Kuvend një reformë shumë të thellë në këndvështimin tim, historike të arsimit të lartë, një proces shembullor, konsultime, dialog, analiza, ekspertize, ndërveprim për më shumë se një vit rrjesht, por ajo çfarë u shfaq ishte e njëjta gje sëmundja për të cilën po flas. Një epilog i përbaltur me një proces kriminalizimi që përshkroi të gjithë epilogun. Gënjeshtra, shpifje, akuza falsifikime të hatashme të thelbit të kundërshtisë. Nuk e kam me kundështinë, por mungesën e cilësisë së saj dhe nuk e kam vetëm me politkën, por sëmundja që lindi nga politika dhe preku politiken sot ka prekur të gjithë. Ka prekur çdo hapesirë ku ka mundësi për një debat dhe po asgjeson aftësitë tona për të bërë debat. Në vend të debatit bëjmë luftë dhe lufta nuk i ngjan asnjë forme kovencionale të luftës ku ka disa rregulla, disa mjete dhe ku ka sjellje të përcaktuara dhe ne nuk vrasim njëri tjetrin, por shpresën, përpjekjet për të përcuar ide krejtë të kundërta, por që në një shoqëri të shëndetshme respektohen si shprehje e domosdoshmerisë për të respektuar tjetrin të ndryshim”.

Rama gjithashtu theksoi se “35 milione euro borxhe kishte sistemi arsimor para dy vitesh, mbi 400 mësues  pa arsim përkatës apo jashtë profilit. Kanë prodhuar 177 mijë nxënës me dije të deformuara e duke lënë jashtë sistemit mësuesit e aftë ashtu sikundër mijera të tjerë u prekën nga 18 universitete private dhe një publik jasht cdo standarti dhe ishte e veshtirë për ne, por zgjidhja janë reformat që janë të domosdoshme. Nuk ka institucion apo shtet që të preke meritat e mësuesit dhe për këto arësye ne po punojmë që të kualifikojmë mësuesit, që gjithsecili të ketë kartën e tij, kreditet e tij dhe kredibilitetin e tij, e të mos ndryshojnë sa herë ndërrojnë partitë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button