🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,210 ▼ -3.22% ETH $1,908 ▼ -2.86% XRP $0.9946 ▼ -3.12% SOL $75.8200 ▼ -6.22%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Kryeministri Edi Rama ka folur për atë që e quan “e vërteta e tij” për rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai është shprehur se problemet e saj me drejtësinë, ashtu si për këdo tjetër, janë të ndara nga Partia Socialiste.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për Belinda Ballukun:

Cila është e vërteta ime? Është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë, është dhe mbetet një raport pushtetesh të ndara. Kush ka një problem me drejtësinë, e ka personal, të vetin, me avokatin e vetë. Unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatinë e askujt.

Gjejeni një fjalë timen, ose të dikujt këtu, që e kanë bërë këtë për Belinda Ballukun. Nuk ka. Do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është një paraburgim absurd. E kam thënë, e përsëris këtu.

Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh brenda pa gjyq. Pastaj, nuk mund të thuash po ti, që ky nuk mund të zëvendësohet sepse është në detyrë. Tani o njëra o tjetra, të dyja bashkë nuk bëjnë sens.

Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë se nuk ka arsye për të ngritur ne, se erdhi puna tek ne, ta ngremë kartonin për të paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdojnë. Sot e vërteta është aty e gjitha. Hetimet u bënë, çështja është për gjykim.

Kemi punuar më shumë se një vit apo dy vite, me gjithë paketën e masave për paraburgimin. Jemi vendi më absurd i Europës. Kemi dyfishin e të paraburgosurve. 63% e njerëzve që paguhen nga taksat e shqiptarëve, janë të paraburgosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.