Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,110 ▲ +1.45% ETH $1,794 ▲ +3.18% XRP $1.1776 ▲ +4.41% SOL $82.1900 ▲ +0.43%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, prej më shumë se një muaji po zhvillohen protesta të përditshme në mbrëmje, të nxitura nga kundërshtimi i një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e lagunës së Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit. Projekti lidhet, ndër të tjera, me firmën investuese të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Aktivistët mjedisorë paralajmërojnë rrezik për një zonë të ndjeshme ekologjike, të rëndësishme për shpendët dhe ekosistemin ligatinor.

Ndërkohë, protestat janë zgjeruar përtej çështjes mjedisore, duke u kthyer në një shprehje pakënaqësie ndaj korrupsionit, mungesës së transparencës dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, ish-kryebashkiak i Tiranës dhe ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, i hedh poshtë akuzat.

Në një intervistë për “ZDF Heute”, Rama flet për protestat, përplasjen mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, si dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

ZDFheute: Zoti Kryeministër, do të dëshironim të kuptonim se si duket struktura dhe planet e investitorëve që po planifikojnë një resort pushimi në Zvernec, pranë lagunës atje. Deri tani nuk është plotësisht e qartë kush janë investitorët dhe çfarë roli ka shteti. A mund të na jepni sqarime?

Edi Rama: Nuk e di çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari: bëhet fjalë për pronë private. Së dyti: prona private në Shqipëri zhvillohet përmes marrëveshjes midis pronarëve dhe investitorëve potencialë. Së treti: ende nuk ka një plan, sepse bëhet fjalë për një proces në të cilin agjencitë tona shtetërore kanë vepruar me shumë, shumë kujdes për të siguruar që plani të respektojë një sërë rregullash dhe standardesh që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di çfarë keni zbuluar ju.

ZDFheute: Për rolin e shtetit kemi zbuluar se ju keni ndryshuar disa ligje që kanë lehtësuar mbrojtjen e natyrës. Ju keni zvogëluar zonën e mbrojtur për të mundësuar ndërtimin e një aeroporti. Dhe keni lejuar ndërtime në këtë zonë që më parë ishte e mbrojtur. Kritikët thonë se në këtë mënyrë ju keni lehtësuar investimet dhe për këtë arsye keni një rol si aktor shtetëror.

Rama: Nuk ka pasur ndryshime për të hapur mundësi ndërtimi në zonën e mbrojtur, ku nuk lejohet të ndërtohet asnjë lloj objekti. Këto zona të mbrojtura kanë një status të veçantë në Shqipëri. Mbrojtja e zonave të ndryshme bazohet në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe në parimin e praktikave më të mira. Kjo do të thotë se jo të gjitha zonat kanë të njëjtin nivel mbrojtjeje ndaj ndërhyrjeve dhe zhvillimit; ka dallime.

ZDFheute: Por pikërisht në qendër të zonës së mbrojtur, disa javë më parë kanë nisur punimet ndërtimore. Megjithëse ju thoni se deri tani ka vetëm plane dhe nuk ka ende një leje zyrtare ndërtimi për të filluar punimet. Kjo prek qendrën e lagunës, ne kemi qenë atje.

Rama: Nuk ka leje ndërtimi në këtë zonë. Nga ana tjetër, bazuar në ligjin shqiptar, prona private mund të rrethohet me gardh. Nëse ekziston një leje paraprake për të filluar punime përgatitore, përfshirë një vlerësim të ndikimit në mjedis.

ZDFheute: Por si mund të fillojnë punimet e para, siç thoni ju, kur të drejtat e pronësisë nuk janë të qarta? Siç e dini, Gjykata e Lartë e Shqipërisë në të paktën dy raste ka anuluar fitimin e të drejtave të pronësisë dhe i ka kthyer çështjet në shkallën e mëparshme të gjykimit.

Rama: Pretendime mund të ketë kushdo, por për ta kthyer një pretendim në një çështje juridike, duhet që një gjykatë ta konfirmojë. Dhe ndërkohë, një pretendim nuk mjafton për të ndalur gjithçka derisa gjykata të vendosë ndryshe, sepse edhe agjencitë tona shtetërore punojnë bazuar në dokumente, jo mbi pretendime. Derisa një titull pronësie të mos jetë në emrin tuaj, nuk mund të pretendoni që objekti të mos zhvillohet vetëm sepse ende nuk ju përket.

ZDFheute: Por a nuk jeni ju, si Kryeministër, përgjegjës për transparencën politike?

Rama: Transparenca është kaq e dukshme. Është shumë e lehtë për t’u parë, por nëse nuk dëshiron ta shohësh, natyrisht bëhet e padukshme. Si Kryeministër i këtij vendi, unë nuk ju tregoj histori. Ju tregoni histori. Ka kërkesa nga autoritetet shqiptare për të respektuar rregullat dhe për të vlerësuar ndikimet në mjedis. Kjo histori bazohet në fakte. Pjesa tjetër bazohet në interpretime.

ZDFheute: Do të thotë se ju e mbështesni vazhdimin e projektit?

Rama: Ne nuk mund të themi thjesht “jo” për një investim prej më shumë se katër miliardë eurosh. Dhe nëse rezultati përfundimtar do të jetë zhgënjyes, ne nuk do të vazhdojmë me të.

ZDFheute: Ndërkohë, tema ka marrë edhe një dimension politik. Çdo ditë, shqiptarët protestojnë në rrugë kundër projektit në lagunë, kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit; ata e quajnë “Revolucioni i Flamingove”. Si po i trajtoni këto protesta?

Rama: Ata protestojnë sepse kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe sepse kanë shqetësimet dhe problemet e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, të protestojnë, të kritikojnë dhe të jenë edhe kundër meje. Siç e shihni, Zvërneci nuk është më në qendër të protestave. Kjo temë ka javë që ka dalë nga agjenda. Flamingot kanë mbetur si simbol sepse janë një simbol i fortë, por njerëzit kanë shumë arsye të ndryshme për të dalë në rrugë. Dhe unë i kuptoj. Nuk po flas për ta.

Lëvizja e protestave përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë janë qytetarët e zakonshëm. Atyre u qasem me shumë respekt dhe përpiqem të kuptoj çfarë i shqetëson. Nga ana tjetër janë organizatorët, ata që i lëvizin fijet, ata që i drejtojnë dhe i menaxhojnë këto protesta. Pikërisht këtyre personave u referohem kur flas për “leksione”. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.