☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Hija e vjehrrit më të famshëm në botë dhe yshtja e algoritmit nga fuqitë e huaja, e bën protestën globale

Kryeministri Edi Rama akuzoi ndërhyrjen e fuqive të huaja përmes algoritmeve si dhe “rrëmbimi” i protestës qytetare nga persona që janë bërë “mish për top” të armiqve e kthyen protestën e bukur të flamingove në protestën e “korbave” që sot dëmtojnë vendin përmes të pavërtetave.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se kombinimi i disa elementëve, që nga përfshirja e emrit të dhëndrit të Trump si investues e deri te rrjetet sociale, i thanë protestës jehonë globale.

“Fati i kohës së kanaleve sociale ku noton sot bota bëri të vetën. Zvërneci dha videon virale, flamingoja dha simbolin magjepsës, një figurë e njohur ndërkombëtarisht solli magnetin global dhe algoritmi, i nxitur nga ushtallarët e ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkrepëse të ndezur, zjarri u përhap anembanë botës.”

Sipas Ramës, protesta u nis nga qytetarë të angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, por më pas u përdor nga aktorë të tjerë, ndërsa vëmendjen e përqendroi te ajo që e cilësoi si ndërhyrje të huaja në debatin publik përmes rrjeteve sociale.

“Zemra e protestës ishin njerëzit e zakonshëm të vendit dhe përgjigjja për ta duhet të jetë e jona. Ata nuk e krijuan këtë situatë, por protesta u rrëmbye. Tani që zemra e protestës ka ikur, ka mbetur mish për top për armiqtë dhe dashakeqësit e huaj të Shqipërisë. Në radhë të parë për ata shtetërorë që lëshojnë re të zeza masive përmes klikimeve false. Qëllimi i tyre është rrënimi i besimit, që shqiptarët të mos i besojnë më askujt – as shtetit, as drejtësisë, as mediave, as Europës, sepse një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është një shesh për çdo përshesh”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.