☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni…

Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe demokratëve evropianë vijon në rrjetet sociale, pas debatit mbi kufizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve në platformat sociale.

Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Evropiane (EDP), Sandro Gozi, Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X”, duke kundërshtuar qëndrimin e demokratëve evropianë.

Rama u ndal veçanërisht te ajo që e cilësoi si një “aludim të paturpshëm vizual”, duke akuzuar palën tjetër se po shmang trajtimin e kësaj çështjeje.

“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shkroi Rama.

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Gozi kishte mohuar publikisht se EDP-ja kishte akuzuar qeverinë shqiptare për pezullimin e llogarive në rrjetet sociale.

Gozi deklaroi se demokratët evropianë kishin kërkuar transparencë nga Meta dhe shqyrtimin e situatës nga Komisioni Evropian, duke theksuar se shqetësimi i tyre lidhej me kufizimin ose çaktivizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve.

“Kryeministër Edi Rama, fyerjet nuk u japin përgjigje pyetjeve”, kishte shkruar Gozi në reagimin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së argumentoi gjithashtu se kërkimi i sqarimeve nuk mund të konsiderohet “agjitacion” dhe se demokratët evropianë do të vijojnë të mbështesin pluralizmin politik dhe lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, Rama ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë shqiptare në kufizimin e llogarive, duke deklaruar se institucionet shqiptare nuk kanë as lidhje dhe as kapacitet teknik për të ndërhyrë në platformat sociale.

Kryeministri ka akuzuar më herët kritikët për propagandë dhe ka ngritur dyshime se situata mund të jetë e lidhur me “të njëjtat burime dashakeqe” që, sipas tij, nxitën edhe të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”.

Polemika vijon tashmë në distancë, me Ramën dhe demokratët evropianë që mbajnë qëndrime të kundërta lidhur me kufizimin e llogarive në rrjetet sociale dhe përgjegjësinë për situatën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.