☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama i përgjigjet Metës: Lleshaj ka kërkuar të çdekretohet si Gjeneral

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një shkresë, ku i kthente përgjigje pyetjeve të Presidentit Ilir Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm.

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Bashkëlidhur ka dhe një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme”, thekson Rama.

“Pasi u njoha me shkresën tuaj drejtuar ministres së Mbrojtjes, nuk Ju’a fsheh dot se u ndjeva i keqardhur , për faktin që nëse Ju do t’i kishit shtruar qysh në krye të herës, pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneral Sandër Lleshajt, me siguri s’do ta kishin përjetuar krisjen e “herës së parë”, në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm. E them këtë , sepse jo vetëm Ju do të kishit marrë përgjigjen shteruese që jep, besoj unë, shkresa e ministres për Ju, po përtej çdo interpretimi të mundshëm për dekretimin si ministër të statusit të gjeneral Lleshajt, pas diskutim do të kishim gjetur në rast interpretimesh të ndryshme, zgjidhjen e thjeshtë që po Ju prezantoj sot”, deklaron Kreu i Ekzekutivit në shkresën drejtuar Presidentit.

Gjithashtu, bashkëngjitur shprehet Rama, Ju keni kërkesën e zëvendësministrit Sandër Lleshaj për ta çdekretuar si gjeneral aktiv, në rast se ndryshe nga ne që mendojmë se ky nuk është rasti, Ju të mendoni se statusi i tij aktual është ai i gjeneralit aktiv.

“Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti,  pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në çdo detyrë çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit Tuaj për të si ministër. Por, siç na mëson eksperienca jonë; e Juaja dhe imja e kam fjalën , që fatmirësisht nuk jemi juristë; kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra Juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, Ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë)”, nënvizon kryeministri Rama.

“Duke Ju falënderuar paraprakisht për angazhimin Tuaj në zgjidhjen e këtij ngërçi që siç thashë më lart mund të ishte evituar, si edhe duke Ju sqaruar, bazuar në shqetësimin e përcjellë tek unë përmes ministres së Mbrojtjes, se adresimi im si gjeneral kur i referohem ministrit të ri të Brendshëm, ka të bëjë me titullin që mbetet pas gradës në karrierën e shkëlqyer të dikujt, pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë për institucionin Tuaj”, përfundon letra e kryeministrit për Presidentin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.