Ekonomia

Rama inspekton punimet e për rehabilitimin e segmentit Rrethrrotullimi doganë-Mbikalimi Kashar

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot, punimet për rehabilitimin e segmentit Rrethrrotullimi doganë-Mbikalimi Kashar, në rrethin e Tiranës.

Kryeministri-Edi-Rama-inspekton-punimet-ne-autostraden-Tirane-Durres1Ky projekt parashikon rritjen e elementeve të sigurisë rrugore, funksionalitetin, uniformitetin, një koncept të ri në gjelbërimin e hapësirave pranë aksit rrugor dhe në trafikndarësin, vendosjen e një ndriçimi të ri funksional modern.

Drejtuesit e punimeve informuan Kryeministrin se aktualisht janë realizuar sheshet për vendqëndrimet e autobusëve në rrugën dytësore, është ndërtuar i gjithë trafikndarësi, ka përfunduar mbushja me zhavorr dhe me dhe, si dhe ka vazhduar paralelisht vendosja e shtyllave të reja të ndriçimit. Po ashtu është realizuar mbjellja e palmave, si dhe pemëve të tjera. Këto ndërhyrje do t’i japin një pamje të re hyrjes në kryeqytet, të standardeve europiane.

Kryeministri Rama theksoi se për të krijuar një zonë harmonike në të gjithë elementet e saj, në bashkëpunim me bizneset do të ndërmerret edhe një projekt për unifikimin e hapësirës përpara aktiviteteve tregtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button