☁️
Tiranë 29°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,675 ▲1.1%
DOW 52,612 ▲1.05%
NASDAQ 26,416 ▲1.28%
NAFTA 99.49 ▼2.92%
ARI 4,410 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▲ +1.16% ETH $2,575 ▲ +5.51% XRP $1.3827 ▲ +2.04% SOL $102.1900 ▲ +2.6%
S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,416 ▲1.28 % NAFTA 99.49 ▼2.92 % ARI 4,410 ▲0.06 % S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,416 ▲1.28 % NAFTA 99.49 ▼2.92 % ARI 4,410 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Arte

Rama: Iso-polifonia dhe tingujt e fyellit dyjar burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e traditës muzikore kanë frymëzuar kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.

Kryeministri Edi Rama ndau një video përmbledhëse të filmit, ku theksoi se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare dhe tingujt tradicionalë të fyellit dyjar.

Sipas Ramës, këto elemente të muzikës tradicionale shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, kanë shërbyer si burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, një nga produksionet më të shumëpritura të viteve të fundit, me regji të Christopher Nolan dhe me pjesëmarrjen e emrave të njohur të kinemasë botërore.

“Ju uroj një mbrëmje të bukur krenarie, pasi Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”, një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, me aktorët më në zë”, shkroi Rama.

“Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë, ku u njoh nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si edhe me tingujt e fyellit dyjar që u shndërruan në burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.