🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,142 ▼ -0.4% ETH $2,317 ▼ -1.04% XRP $1.2959 ▼ -0.19% SOL $100.8100 ▼ -0.73%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në studion e “Të paekspozuarit” ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Ai theksoi se policët nuk janë armiq të vendit dhe kritikoi opozitën për mungesën e një dënimi të akteve të dhunës.

Demalia u shpreh se personat që kanë dëmtuar institucionet dhe bizneset duhet të ndëshkohen.

“Urim të shpejtë djalit që u plagos në sy, por edhe të gjithë të plagosurve të tjerë, si protestuesve, ashtu edhe efektivëve. Sepse policët nuk janë armiq të këtij vendi. Unë nuk kam parë në të gjithë vendet e Evropës që pedagogët dhe opozita të mos dënojnë dhunën. Vetëm studentë, Tirana sot ka 90 mijë. A kanë qenë në shesh 90 mijë njerëz? Jo, jo. Asnjë nga këta politikanë nuk dënon barbarinë. Duhen dënuar rëndë nga policia ata që thyejnë institucionet dhe bizneset. Që të djegim Shqipërinë, nuk mendoj se është e drejtë. Ka pasur dhunë nga policia, por ka pasur edhe dhunë të tmerrshme nga protestuesit që i quajnë studentë”, tha Demalia në Vizion Plus.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.