Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…
Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, u shpreh se qëllimi kryesor i të gjithëve, sipas tij, është largimi i kryeministrit Edi Rama.
“Partia Demokratike është një forcë e strukturuar, patjetër që do jetë pjesë funksionale dhe është një opozitë konkurruese deri në momentin aktual. Por, se çfarë do ndodhë më vonë, t’ia lëmë kohës. Por, është kapur momenti nga ana e Partisë Demokratike. A do jetë kjo që do e maksimalizojë? Le t’ia lëmë kohës. Por, qëllimi kryesor, edhe i studentëve, edhe i gjimnazistëve, edhe i qytetarëve të pakënaqur, edhe atyre me bindje politike të majta ose të djathta, edhe atyre pa parti, të gjithëve bashkë, do maksimalizohet në ditët në vijim. Qëllimi kryesor është largimi i Edi Ramës”, tha Gjon.
“Të gjithë këtë kemi si qëllim. Pastaj, secila nga palët, studentët në rast se do dalin me një listë, Partia Demokratike si parti kryesore opozitare bashkë me aleatët, të maksimalizojnë dhe të përfitojnë për shkak të largimit të Edi Ramës”, shtoi Gjoni.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.