Kryeprokurori i Shtetit: Kushdo që ka dështuar do të japë llogari për lëshimet në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se të gjithë personat që mund të kenë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt do të japin llogari, nëse konstatohen shkelje.
Duke folur në Debat Plus në RTV Dukagjini, Gashi ka bërë të ditur se është autorizuar një koordinator brenda zyrës së tij për të shqyrtuar të gjitha veprimet hetimore që nga fillimi i rastit.
“Secili hallkë që ka dështuar, ka lëshime në aspektin profesional, do të japë llogari për të gjitha lëshimet. Koordinatori që është brenda zyrës tonë është autorizuar që t’i skanojë të gjitha veprimet hetimore, nga fillimi deri në fund. Nga Policia deri te shërbimet e tjera sociale”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka paralajmëruar se brenda disa ditësh, të mërkurën ose të enjten, do të ketë një deklarim lidhur me veprimet që do të ndërmerren ndaj personave përgjegjës, nëse konstatohen lëshime.
“Brenda disa ditëve, nesër ose pasnesër, do të dalim me një deklaratë sa i përket veprimeve që do t’i ndërmarrim për personat përgjegjës, nëse ka lëshime eventuale”, ka thënë Gashi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.