Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike
Një ministri me portofol vetëm për administratën publike. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, duke e cilësuar këtë fushë si një nga prioritetet qendrore të qeverisë dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi punën e ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, duke shprehur besimin se ajo do të udhëheqë krijimin dhe funksionimin e institucionit të ri.
“Dua ta ndaj me ju sot që do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes europiane të Shqipërisë”, deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se ministrja ka qenë e angazhuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me administratën publike dhe shprehu besimin se puna e deritanishme do të shërbejë si bazë për ngritjen e një institucioni model.
“Kam shumë besim që me këtë bazë që është ndërtuar, me çdo gur kilometrik që ke vendosur, do të arrish që Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë ta kthesh në një institucion model, siç duhet të jetë model administrata publike”, u shpreh Rama.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.