🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,798 ▲0.42%
DOW 51,447 ▲0.42%
NASDAQ 27,338 ▲0.53%
NAFTA 91.63 ▲0.15%
ARI 4,208 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,938 ▲ +0.64% ETH $2,489 ▼ -1.34% XRP $1.3822 ▼ -0.97% SOL $109.7700 ▼ -2.07%
S&P 500 7,798 ▲0.42 % DOW 51,447 ▲0.42 % NASDAQ 27,338 ▲0.53 % NAFTA 91.63 ▲0.15 % ARI 4,208 ▲1.23 % S&P 500 7,798 ▲0.42 % DOW 51,447 ▲0.42 % NASDAQ 27,338 ▲0.53 % NAFTA 91.63 ▲0.15 % ARI 4,208 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kuriozitete

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

Hajdutët kanë vjedhur 30 mijë shishe verë, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh, nga një kantinë prestigjioze italiane, raportojnë mediat në Itali.

Kompania Marchesi Antinori, një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në pronësi familjare në Itali, bëri të ditur se vjedhja ndodhi të shtunën, në një magazinë në Toskanë, ndërsa kompania po përgatitej të dërgonte një ngarkesë për klientët jashtë vendit.

Sipas raportimeve, të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se çaktivizuan alarmet, fikën kamerat e sigurisë dhe përdorën mjetet e kompanisë për të ngarkuar shishet në dy kamionë të mëdhenj. Mes verërave të vjedhura ishin etiketat e njohura toskane Tignanello, Solaia dhe Guado al Tasso.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, i tha gazetës Corriere della Sera se kjo ishte vjedhja më e madhe e këtij lloji e regjistruar ndonjëherë në Itali. “Një vjedhje e përmasave dhe vlerës së tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në Itali”, deklaroi ai.

Cotarella u shpreh se shpresonte që autoritetet të arrinin të gjurmonin verërat e vjedhura. “Dy kamionë të mbushur me mall nuk mund të zhduken pa lënë gjurmë. Rrugët e Toskanës janë të mbushura me kamera. Ndoshta, me pak fat, do të arrijmë të rikuperojmë të paktën disa nga shishet e vjedhura”, tha ai.

Në një intervistë për Financial Times, ai shtoi se nuk e dinte se si autorët mund t’i shisnin këto verëra në tregjet ndërkombëtare pa rënë në sy.

Kompania dyshon se përzgjedhja e shisheve tregon se autorët kishin njohuri të specializuara për verërat dhe mund të kishin pasur informacion nga brenda. Çmimi i zakonshëm i tyre varion nga 150 deri në 500 euro për shishe.

Vjedhja u zbulua vetëm të hënën në mëngjes, kur punonjësit mbërritën në ambientet e magazinimit. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

E themeluar në vitin 1385, Marchesi Antinori eksporton verërat e saj në 170 vende të botës. Vitin e kaluar, kompania regjistroi të ardhura prej 263 milionë eurosh.

Këtë vit, në Itali janë raportuar disa vjedhje të tjera të verërave, përfshirë dy raste në rajonin verior të Piemontes, ku dyshohet se u vodhën shishe me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.