“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist:
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka debatuar me mjekun Ermal Pashaj në studion e “Off the Record” në A2 CNN, mbi qëndrimet dhe parimet e protestuesve, të cilët, sipas saj, edhe pse kërkojnë edhe burg për Sali Berishën, protestojnë krah tij, si të enjten.
“Ju i sulmoni me vezë deputetët e Partisë Demokratike? Pyetje direkte, sepse unë personalisht marr vezë nga protestuesit. Po deputetët e Partisë Demokratike i godisni me vezë? Janë ata targeti juaj? Se ju thatë që nuk kanë ndarje. Tani i bie ose të jenë, ose të mos jenë target. Atëherë, ta dimë”, pyeti Mila.
“Sigurisht që po. Sigurisht! Por unë nuk mendoj që kjo është një situatë e cila duhet transferuar te cili qëllojmë me vezë apo te cili nuk qëllojmë”, iu përgjigj Pashaj. “Duhet të sqaroni se cilat janë këto pika në të cilat Bashkimi Europian rekomandon ndryshimin e kufijve. Në dijeninë time, jam munduar të lexoj dhe të gjej referenca. Bashkia e Patosit është një bashki që ka pasur një eficiencë jo të keqe, madje më të mirë se Fieri, për sa i përket eficiencës ekonomike. Por unë e shoh atë të bashkohet me Fierin, ndërkohë që një bashki, po të doni ju, edhe më e vogël, si ajo e Roskovecit, nuk përfshihet në këtë reformë. Unë nuk arrij të jap një përgjigje”, shtoi ai.
“E dyta, pra, nuk është marrë si parim numri i popullsisë, nuk është marrë parim madhësia territoriale, nuk është marrë parasysh përqafimi i dokeve zakonore apo situatave të caktuara të ndërlidhjes së qytetarëve në to. Po përzihen dy zona që nuk janë të njëjta, qoftë nga relievi, qoftë nga doket zakonore, qoftë nga fenomene të tjera. Ka disa bashki që janë subjekte të burimeve minerare. Këto burime minerare janë burime nga të cilat, sipas rentës minerare, niveli i së cilës është jashtëzakonisht i ulët, duhet të përfitonin këto bashki”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.