Ekonomia

Rama- Keqiang: Më shumë investime kineze në Shqipëri

Kryeministri kinez, Li Keqiang është angazhuar për mbështetje në zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij kinez në Pekin.

Keqian shprehu angazhimin për nxitjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e zonës ekonomike të Spitallës, ku parashikohet të krijohen rreth 30 mijë vende pune. Finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit ishte një tjetër bisedë konkrete mes palëve.

Bujqësia është një tjetër sektor që ka qënë në fokus të bisedimeve mes dy kryeministrave. Kryeministri Keqiang informoi Ramën mbi një grant të qeverisë kineze për mekanikën bujqësore, si dhe gatishmërinë për të mbështetur infrastrukturën e prodhimit bujqësor.

Falë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë kineze Pacific Construction, në Shqipëri po përparojnë katër projekte të rëndësishme në infrastrukturë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button