⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,168 ▲ +0.61% ETH $2,424 ▼ -0.46% XRP $1.3003 ▼ -0.44% SOL $103.9900 ▼ -0.94%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Opinion

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

Mirëmëngjes edhe ja ku jam. Nuk kam ikur dhe nuk është ose më saktë është e njëjta veshje, por nuk janë të njëjtat bluza ose e njëjta xhaketë.

Gjithsesi pak humor me një pikë ujë në oqeanin e çudirave që thuhen dhe që përhapen dhe vendosa të jem këtu sot, t’ju shoh në sy, t’më shikoni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia, pasi për disa ditë, qyshse kjo flamë ka nisur, jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë, për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës,që kërkon gjak. Kërkohet gjak.
Dhe unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk, në këtë perimetër, jo një kazan, jo një makinë, po ku nuk u prek me asgjë. Asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba nga kjo godinë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët nuk shkuan dot as në spital se edhe në spital i priste përsëri druri, dhe u mjekuan nëpër shtëpira. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë e qëllojnë me zare hekuri e me vida, për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, përsëri unë e kam mirë parasysh që ata janë fëmijë “të verbër’’ të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës.

Kështu që, vetëpërmbajtja është A-ja dhe Zh-ja e kësaj historie, ndërkohë që patjetër që dëmet nuk janë më të vogla, por ndreqen edhe ndreqen shpejt përsa i përket dëmeve fizike.

Të tjera janë dëmet e mëdha për të cilat do përpiqem të flas.

E pra, prandaj unë kam qenë pak i përfshirë dhe “fushën” e kanë pasur të lire, ata që e fillojnë dhe e mbarojnë ditën, duke nxitur dhunë, ekranet e dhunës, ku nuk dëgjon asnjë që ta dënojë dhunën qartësisht.

Ky është një nga mijëra gurët e shkulur te trotuarëve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit’’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet, deri dhe largqoftë, vdekjeprurëse.

Imazhet që tregojnë televizonet kur shfaqin atë të ashtuquajaturin ‘’grupin e zjarrit’’, atë 200-300 qindëshen e maskuar që nuk ka asnjë lidhje me studentët, që nuk ka asnjë lidhje me të nesërmen e Shqipërisë por që është aty e yshtur, e gatuar nga duar të lloj-llojshme, nuk i shohin këto.

Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund te bëjë ky gur kur vjen si gjyle në kokën e dikujt. Nuk është etike që unë të tregoj radiografinë, skanerin e kafkës së oficerit të goditur të policisë së goditur në Shkodër. Kjo është një dhunë e verbër, e cila nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, nuk ka asnjë lidhje me fëmijët që të gjithë prindërit kanë në shtëpi, dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin e të bëjnë hajër. Dhe përballë kësaj dhune qëndron policia, qëndrojnë policët dhe teksa dëgjoj në pafundësi ankesa dhe justifikime që mund të jenë dhe legjitime dhe nganjëherë janë dhe legjitime, për inatin, për mllefin, për arsyet, për të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, Mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e Policisë shikoni, i dini kush ja u dini jetën ja u dini hallet?

Dhe ja se çfarë më shkruante sot ose më sakte më ka shkruajtur nga mbrëmë dhe sot, do ta lexoj në lumin e mesazheve një kolege për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur për veten e tij ne administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerët e bënin atë më kollaj brenda administratës.

Dhe teksti është ky, mesazhi që morëm në grup sepse e ndava atë mesazh me kolegë, kolege tregon shumëçka për psikologjinë e një brezi që ndoshta ende nuk e kemi kuptuar sa duhet, brezi i rritur me më shumë mundësi dhe liri dhe njëkohësisht brezi që artikulon edhe më shumë pakënaqësi. Më sjell në mendje një situatë kur dikujt i thuhet “i didnt mean to hurt you,” nuk doja t’u lëndoja dhe tjetri i përgjigjet: “But I’m hurt”, por më ke lënduar sepse ndjehet i lënduar.

Të dyja mund te jenë vërteta njëkohësisht. Për fat të keq progresi ynë objektiv nuk e bën më pak reale ndjesinë e zhvillimit dhe frustrimit të këtij brezi. Sikur as ndjesia e padrejtësisë së tyre nuk është automatikisht provë e padrejtësisë. Por përtej drejtësisë që kërkon djali, nuk po ia citoj emrin për aspekt sepse kam marrë udhëzimin që t’ përdor emrin djalit që shkruajti, mendoj se është e dhimbshme që askush nuk po mendon për drejtësinë që u detyrohemi atyre qindra policëve, shumë prej të cilave i përkasin po këtij brezi. Edhe ata me siguri kanë pakënaqësitë e tyre, por ndryshe nga pjesa tjetër nuk bëjnë thirrje për qëndresë kundër shtetit, por janë vetë qëndresa e shtetit. Duhet të gjejmë mënyrën për t’i motivuar pa rreshtur këta njerëz që në të gdhirë, çdo orë e çdo minutë te këtyre ditëve. Ndryshe nga djali i mesazhit, policët nuk po kërkojnë vëmendje, nuk po kërkojnë promovim, nuk po kërkojmë shumëçka që me siguri ju takon, por me siguri ata kanë nevojë të ndjejnë praninë tonë dhe te shoqërisë ne këtë sakrificë te tyre përballë gurëve, saçmeve, molotovëve, flakëve të një turme të maskuar.

E pra unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë. Familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë në uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë në breshri, pa pushim me orë e orë të tëra ndërkohë që nga ekranet e televizorëve dhe nga pasqyrat e histerisë dixhitale demonizohen si autoret e dhunës, janë familje qe jetojnë me të ardhura modeste, shumë modeste në fakt për sakrificën për qëndresën e këtyre heronjve të shtetit në këto orë ku nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, nuk po sfidohet një shumicë qeverisë apo parti fituese në zgjedhje por po sfidohet një rrugë, po sfidohet misioni, po sfidohet një objektiv, po sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030, po sfidohet një mënyrë e të menduari tradicionale e marrëdhënieve mes njerëzve, mes palëve, mes grupeve, mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria jote mbaron ku fillon imja dhe ku e drejta ime mbaron ku fillon jotja.

Kjo është sfida e këtyre orëve të vështira. Natyrisht që, unë i kuptoj shumë mirë, shumë me mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur. Të gjitha arsyet pse sot jemi nën këtë terror gurësh, jo nga populli, por nga një grusht njerëzish krahasimisht me masën e madhe të popullit edhe pse pjesë e kësaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. E kuptoj por nuk kam se si te pranoj të diskutoj asnjë nga ato arsye të shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej 21 janarit. Pamjet që me siguri ata të cilët protestojnë sot si student si kanë parë dhe nuk e dinë t’i perkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë të 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba, kallashikovësh. Madje ka pamje në YouTube edhe raketa dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, as i vogël as i madh. Nuk u turrën ata barbarë tek bankat, sepse Shqipëria sapo dilte me një llahtar e humbjes së kursimeve të shqiptarëve nga gërmadhat e piramidave të ngritura nga po ai matuf që del edhe bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij që ishin njësoj si këta të brezit të dytë të rritur nën sqetullën e tij të tredhur dhe agresiv.

Pse sulmohen sportelet e bankave? Pse sulmohen automatet? Ës injoranca që thotë që shko te sporteli se do gjesh lek, hap automatin se janë lekët brenda. Mund të jetë një pjesë, po nuk është kjo. Sulmohem sepse ky është plani.

Është injoranca që thotë dhe “shko te sporteli se do gjesh lekë, hap automatin se janë lekët brenda’’.

Mund të jetë një pjesë, po nuk është kjo. Sulmohen sepse ky është plani, përhapje e panikut dhe ëndërr shumë e keqe për të nxjerrë njerëzit në rrugë për të kërkuar para, sepse nuk janë fare aty sepse nuk janë sot bankat e Shqipërisë, piramida e Sudes dhe e Xhaferrit që i mbanin lekët e ndyra poshtë tavolinës përpara atij sporteli të vogël ku i jepnin deri kur dolën pastaj dhe thanë ‘’kjo ishte loja, mbaroi’’. Por sepse duan që të kenë popull në rrugë. Në rrugë s’ka popull. Patjetër e thashë, një pjesë e popullit nuk diskutohet që e mbështet, siç e ashtuquajtura një pjesë e popullit, diasporë, nuk diskutohet që e mbështet.

Por çuditërisht ose aspak çuditërisht, të gjithë ata që janë protagonistë në diasporë, janë të gjithë personazhe të njohura nga zgjedhjet e kaluara që udhëhiqnin fushatën e dështur të Partisë Demokratike në diasporë. Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj dhe ndërkohë që këtu, në bulevard patjetër që është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ideologjizuar,të ekstremizuar dhe të zemëruar nga idera ekstremiste, të cilat po shfaqen siç e keni parë në të njëjtën formë në Paris, në Romë, në Milano, në Portugali, në Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet.

Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe merr lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë çfarë? Për të bërë pikërisht atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin e saj në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë edhe ndërkohë që e ka ngritur kokën lart si asnjëherë më parë në historinë e vet, që është më afër se kurrë ëndrrës historike,i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar me ustallarë që ua kam thënë që ditën e parë, edhe pse shumëkush ma mori për ters, mbase me të drejtë, nuk janë në Shqipëri dhe nuk e duan Shqipërinë.

Rinia po, është e frustruar, është e inatosur. Studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, ata gjithmonë e kanë dashur, e duan dhe gjithmonë do ta duan. Është në natyrën e qenies së tyre por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard, janë pengje të atij ‘’grupit të zjarrit’’ atje në krye, të maskuar me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit,duke ia bërë të pamundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël.

Aty brenda është dhe krimi. Përpara dy ditësh, është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur që i shkon mendja, edhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dorë e huaj. Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, por që ma çonin vazhdimisht, por edhe mua, ‘’babai’’ i Vladimiroviçit, Vladimirovic Putinit foli; ‘babai’ ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste foli, foli dhe tha; ‘’tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh’’.

Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘’duarve të huaja’’ , ku natyrisht një dorë tjetër është republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit.

Në darkë mblidhen ‘’kllounët’’ që hymnizojnë dhunën nëpër ‘’sallonet’’ e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare, pak janë ata që thonë edhe ndonjë fjalë kundër dhunës. Mbase janë terrorizuar dhe nuk i vë faj, sepse erdhi momenti po nuk ka për të ardhur kurrë dita që në Shqipëri njerëzit të terrorizohen rrugëve për atë që mendojnë, që gazetarët të shpallen shënjestra, që politikanët të shpallen shënjestra, që njerëzit e njohur të shpallen shënjestra, nëse thonë një mendim që bie ndesh me planin e këtyre maskave pas të cilave fshihen të gjithë dashakëqinjtë e Shqipërisë dhe ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe për të cilët Shqipëria është atdheu që duhet të lulëzojë vetëm kur e kanë ata pushtetin.

Nga një anë hymnizimi i dhunës, ku askush nuk e thotë një fjalë për atë që ju ndodh pa pushim atyre që përfaqësojnë shtetin dhe që mbrojnë rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë nën uniformë, po përkundrazi ku gjithkush flet për një rini që po dhunohet, flet për të mitur që po sakatohen, flet për vajza që po rrëmbehen…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.