☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Komunikimi publik i së nesërmes kërkon ide dhe kontribute të reja. Bashkohuni me Rrjetin MIA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë mbetur edhe tre ditë nga përfundimi i thirrjes për profesionistë dhe të rinj me ide të reja për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA, nismë e Agjencisë për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama fton profesionistë të komunikimit, medias, teknologjisë, inteligjencës artificiale, videos, dizajnit dhe analizës së të dhënave që të aplikojnë për t’u përfshirë në strukturat e komunikimit publik ose për të propozuar ide dhe projekte të reja.

Thirrja ofron dy mundësi: “Puno me ne”, për t’u bërë pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore, dhe “Bashkëpuno me ne”, për ata që duan të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

“EDHE TRE DITË për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi: ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi

Ftesa ka dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash.

Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë komunikimin publik më të mirë, apliko për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët.

Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100”, shkruan kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.