Rama: Kredo e LSI për 2018 integrimi europian, reformat në drejtësi e zgjedhore
“Kredo politike për 2018 integrimin europian të vendit dhe ne jo vetëm do ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe strukturat e saj po do të jemi të vendosur që Shqipëria të çelë negociatat me BE si tregues i seriozitetit, angazhimit dhe përgjegjësisë që kemi përballë qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, implementimit, zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm për të kthyer legjitimitetin, kushtetutshmërinë dhe integritetin kushtetues të institucioneve ligjzbatuese për ti mbrojtur ata nga kapja abuzivizmi dhe shpërdorim i pushtetit”, tha Luan Rama.
Rama tha se grupi parlamentar mbështet qëndrimin e kryesisë për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit. “Grupi mbështeti plotësisht qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizmin e protestës së madhe të 27 janarit dhe është tërësisht i angazhuar për të sjellë në këtë protestë jo vetëm revoltën qytetare po dhe shqetësimin qytetar dhe problematikën me të cilën ballafaqohen. Me qëllim që viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, kundër korrupsionit shtetëror, krimit shtetëror”, tha më tej nënkryetari i LSI.