☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama letër 28 liderëve të BE: Na ndihmoni kundër baronëve të drogës

“Shqipëria ka bërë shumë, por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”. Kështu thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një opinion në prestigjiozen “Financial Times”.

Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm që “disa njerëz, nëse u përmend Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën” dhe se për të ndryshuar këtë imazh “thellësisht të padrejtë” do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim.

Por, kryeministri thotë se puna e bashkëpunimit të Shqipërisë me Guardia di Finanzan po sjell frute.

“Një vit më parë, fluturimet e tyre (italianëve) identifikuan 2 086 plantacione anekënd Shqipërisë, Këtë vit, megjithë fluturimet e zgjatura dhe mbikëqyrjen e zgjeruar, janë identifikuar vetëm 88”.

Kryeministri thotë edhe se u ka dërguar një letër liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër lordëve të drogës.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu,  duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’,  thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ “Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.