☁️
Tiranë 24°C · Vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 89.63 ▼2.78%
ARI 4,061 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,020 ▼ -1.06% ETH $1,885 ▼ -2.18% XRP $1.1054 ▼ -2.61% SOL $75.5200 ▼ -2.77%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.63 ▼2.78 % ARI 4,061 ▲0.27 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.63 ▼2.78 % ARI 4,061 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Ajo thekson se takimi ishte programuar të nisë në orën 09:30 por do të nisë me pak minuta më me vonese. Shehu thekson se punimet e pjesës së parë do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Pjesa më e rëndësishme e këtij takimi pritet të jetë fjalimi i kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj do të transmetohet live pas mesdite, rreth orës 12:00.

“Pjesa e parë e mbledhjes, e cila pritet të nisë pas pak çastesh, edhe pse ishte programuar në orën 9:30 minuta, do të jetë e mbyllur. Ndërkohë pjesa e kryeministrit Rama, që pritet të nisë fjalën e tij pas mesdite, diku rreth pas mesdite, pas orës 12:00, do të jetë live.

Ne në ditën e djeshme siç dihet edhe përmes rrjeteve sociale, zoti Rama ka zgjedhur që të punojë deri në orët e mbrëmjes, madje teksa protestohej poshtë zyrës së tij, ai ka zgjedhur që të shkruajë fjalimin që do t’i drejtohet sot qytetarëve.

Padyshim që në këtë fjalim ku mbyllat sesioni parlamentar, jeta politike dhe deputetët do të pushojnë përgjatë muajit gusht për t’u rikthyer në ditët e para të shtatorit, një vëmendje të madhe të fjalimit të zotit Rama, të cilin ai një pjesë e ka postuar, do të jetë edhe për protestën. Do të shohim mesazhet që zoti Rama do të përcjellë për këtë protestë, por nga ana tjetër edhe mesazhet që do të ketë për ministrat dhe për deputetët e tij.

Nga ana tjetër, një vëmendje e shtuar është edhe për ndryshime në kabinetin qeveritar. Sot do të jetë fjala e zotit Rama nëse ai do të vlerësojë për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar apo jo, nisur edhe nga një seancë e cila është miratuar ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, që mund të jetë data 30 korrik.

Konferenca e Kryetarëve e ka miratuar këtë datë, por do të mbetet për t’u parë nëse seanca do të zhvillohet apo jo. Ajo ka në rendin e ditës dy projektligje të cilat do të duhet të me shqyrtohen në komisionet parlamentare, por koha është e shkurtër dhe nuk e dimë nëse kjo seancë do të mbahet apo jo.

Por seanca do të merrte edhe më tepër vlerë dhe do të zhvillohej nëse në ditën e sotme do të zhvilloheshin ndryshime, pra do të prezantoheshin nga ana e zotit Rama ndryshime në kabinetin qeveritar. Kujtojmë se ndryshimet e fundit të tij janë bërë në fund të muajit shkurt, ku lëvizi shumë ministra duhet thënë, solli shumë të rinj, një pjesë e të cilëve janë ministra nëse mund t’i konsiderojmë kur ne gazetarët i ndajmë në figura politike dhe teknike, një pjesë e konsiderueshme e kabinetit qeveritar ‘Rama 4’ aktualisht është me figura teknike.

Nuk e dimë nëse zoti Rama do të vlerësojë të rikthejë figura më shumë politike apo promovojë figura të reja, kjo do të mbetet për t’u parë në fund në fjalën e zotit Rama”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.