🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama merr dozën e dytë të vaksinës: Brenda shkurti mbërrijnë mbi 40 mijë dozat e tjera

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer kundër Koronavirusit.
Injektimin Rama e ka marrë nga dozat e mbërritura mbrëmjen e djeshme në Shqipëri nga kompania Pfizer.

Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur 1170 doza vaksinë të Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Edi Rama, u vaksinua së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.

Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompanitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë.

“Mesa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është se kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë dhe jo të gjithë panoramën dhe planin, patjetër që duken shumë pak. Por në fakt të mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë ka hyrë në zbatimin e kontratës. Situata e përgjithshme me vaksinat dhe furnizimi në krejt Europën është kaotike. Keni parë që vende të mëdha dhe BE ka filluar kërcënimet për rrugë gjyqësore të kompanive. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit. Po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrin vaksinat e  tjera.

“Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera”, theksoi Rama.

“Mos ju referoni një grushti letrash të nxjerra ilegalisht nga një draft kontrate. Kontratat kanë fleksibilitet. Pfizer e ka blinduar veten për të mos pasur rekursione panë rast vonesash. Por ka garantuar furnizimin. Nuk kemi lënë vetëm tek Pfizer apo Covax. E kemi parapaguar Covax por jemi edhe në negociata me kompanitë e tjera.” tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.