Politika

Rama mesazh deputetëve: Mos flisni më për LSI-në, bindi njerëzit të kthehen te ne

Kryeministri Edi Rama mësohet se u ka dërguar një mesazh deputetëve të majtë, ku u kërkon që të mos flitet më për LSI-në, por për mesazhe të qarta njerëzve që rrinë te kjo parti jo për bindje për për interes. Ky mesazh dërguar kandidatëve për deputet që do të votohen në zgjedhjet e 25 qershorit, vjen pas konferencës për shtyp të Ilir Metës, i cili foli sërish për daljen e LSI-së forcë e parë politike në vend si dhe deklaratave për ish bashkëkryetarin e tij në qeveri.

Mesazhi i Ramës: 

Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!

E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!

Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët! Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button