Politika

Rama: Moti jo favorshëm, duhet të presim më të keqen. Shteti në gatishmëri maksimale

“Moti nuk do të jetë aspak i favorshëm në 48 orët e ardhshme dhe sipas parashikimeve meteorologjike duhet të presim më të keqen.” Kështu paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, në përfundim të takimit me krerët e bankave, të cilëve u kërkoi lehtësira për kredimarrësit e prekur nga përmbytjet në disa qarqe të vendit.

rama-zyra-e-kryeministrit-te-zgjedhurShefi i qeverisë theksoi se strukturat shtetërore janë në gatishmëri maksimale për të vazhduar të përballojnë situatën e vështirë.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për mosshpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Rama sqaroi se “shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të kërkonte shtrirjen e saj në të gjithë qarqet, duke sjellë kufizime të detyruara me ligj të cilat nuk kemi përse t’i vendosim sot, nga liria e qarkullimit, vajtja e fëmijëve në shkollë etj”.

Kryeministri Rama siguroi banorët e zonave të përmbytura se shteti nuk do t’i shmanget asnjë detyrimi që do të burojë nga inventari real i dëmeve.

“Nivel mizerabël i sulmeve politike ndaj qeverisë, në këtë kohë kur është në lojë vetë jeta e njerëzve, dhe pasurive të tyre të patundshme. Këto sulme nuk do na pengojnë. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se ashtu siç ishim plotësisht të përgatitur për këtë emergjencë, për të cilën u morën masat pa filluar moti tërbimin e vet dhe siç do të jemi gati të shmangim gjithçka që njeriu mund të shpëtojë nga tërbimi i natyrës. Qeveria nuk do t’i shmanget asnjë lloj detyrimi ligjor dhe moral ndaj qytetarëve”- deklaroi kryeministri.

Ndër të tjera, kryeministri Rama paralajmëroi se qeveria dhe OSHEE po shikojnë mundësinë për një trajtim të veçantë për banorët e zonave të përmbytura që kanë detyrime të papaguara të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button