Rajoni

Rama në debat me Vuçiç: Turp për BE që nuk e lë Kosovën të lëvizë lirshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një debat televiziv të zhvilluar ditë më parë në Vjenë me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, veç çështjeve të brendshme të Shqipërisë, ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe getoizimin e saj.

Rama ka thënë se nuk do të donte të fliste me Vuçiçin për arsyen se përse shteti i këtij të fundit nuk e njeh Kosovën, por për çështjen e izolimit të popullit të Kosovës.

“Pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirisht në BE dhe në këtë aspekt nuk është përgjegjësia e Serbisë por e BE-së, është një turp dhe një padrejtësi që BE mban mbyllur atje brenda një popull që është i vetmi popull në Evropë që nuk lëvizë i lirë”, ka thënë Rama, transmeton Zeri.info. ​

****

Rama në debat me Vuçiçin: Shqipëria e Madhe, ushqim për barkun e nacionalizmit primitiv

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë kurrë të ashqutuajtur “Shqipëri e Madhe”, thotë se është ushqim për nacionalistët primitiv.

“Askush nuk flet për “Great Albania” kur mundësite dhe kushtet janë tërësisht tjera. Unë besoj se këto mite të së shkuarës janë ushqim për barkun e nacionalizimit primitiv”, thotë Edi Rama.

Vuçiq: Nuk shoh probleme mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Kryeministri serb, thotë se në Bruksel nuk bëhet dialog mes Kosovës dhe Serbisë por mes Beogradit dhe Prishtinës. Thotë se është e rëndësishme që po ndodhë dialogu dhe thotë se nuk sheh asnjë problem mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Ne po bisedojmë me Prishtinën. Jo me Kosovën, ata thonë se po bisedojnë Kosova dhe Serbia.Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë marrëveshje të mira për asnjërën palë. Rama onsideron se Kosova është e pavarur. Ne serbët konsiderojmë gjëra krejtësisht ndryshe. Unë nuk po shoh problem të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, thotë Vuçiç.

Vuçiç: Më 8 tetor do të jem tifoz i Serbisë në Elbasan, me flamurin serb

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria dhe Serbia ndodhen në një moment krejt tjetër, krahasuar me vitin e kaluar.

“Po punojmë që nga suksesi politik të kalojmë në suksesin ekonomik. Sigurisht që as Shqipëria as Serbia dhe as Ballkani nuk mund të bëhen nesër Gjermani apo Francë por është e rëndësishme që jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Një vit më parë, e mbani mend ndeshjen e futbollit. Më datën 3 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e të Rinjve do të jetë prezente dhe ne do ftojmë një numër të rinjsh që do ftohen me të rinjtë shqiptarë që bashkarisht do shkojnë në stadium, për të sjellë shembullin e momentit transformues. Tani jemi duke diskutuar për gjëra që deri para një viti nuk kemi diskutuar”, thotë Edi Rama.

Ndërkaq Vucic ka bërë të ditur se Rama e ka ftuar në ndeshjen kthyese mes Serbisë dhe Shqipërisë më 8 tetor në Elbasan. Thotë se do të shkojë, nëse nuk ka ndonjë punë më të rëndësishme. Vuçiç thotë se në Elbasan do të jetë me shallin serb.

“Shpresoj se nuk do të ndodhë”, thotë Vuçiç kur pyetet nëse parashihet ndonjë ngjarje si “droni” në Serbi.

“ Por do të them që Rama më ka ftuar në atë ndeshje. Unë nëse nuk kam ndonjë punë do të shkoj në Elbasan me shallin serb”, vazhdon Vucic.

*******

“Shqipëria dhe Serbia po bëjnë shumë për Ballkanin.”

Kështu e ka vlerësuar përpjekjen e përbashkët të dy vendeve, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në Ballkan, Kryeministri Edi Rama, në nisje të debatit televiziv me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë debatit, dy liderët u zotuan se do të bëjnë më të mirën për të rinjtë dhe se do të forcojnë bashkëpunimin për përshpejtimin e integrimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për projektet e përbashkëta rajonale të paraqitura në Samitin e Vjenës më 27 gusht.

Vuçiç vlerësoi autostradën Nish-Prishtinë-Durrës duke u shprehur se është një projekt për të cilin është punuar shumë.

I pyetur si mund të stimulohen të rinjtë e rajonit për të arritur tregun e punës, ai tha se ata duhet të edukohen me sipërmarrjen e lirë, por njëherësh duket një reformim i legjislacionit të punës dhe ndërlidhje e tregut të punës dhe shkollimit.

Ndërsa Vuçiç u shpreh që në nisje se e pranon që serbët kanë pasur qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

“Besoj se vazhdoj ta kenë. Që të mos jetë më kjo, ne duhet të njihemi. Nëse dikush se kjo nuk është arsye e mjaftueshme, që të fillojmë të bashkëpunojmë, ai nuk e kupton të ardhen dhe do të vdesë me pikëpamjet naive në të kaluarën”, theksoi Vuçiç, i cili e quajti Ramën një lider botëror, ndërsa veten e tij një lider lokal.

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një debat gjatë Samitit dyditor të Vjenës, i cili po transmetohet sot për herë të parë për publikun.

Debati i regjistruar në emisionin Okruzenje (Fqinjësi) ka nisur të transmetohet në orën 21:00 në TVSH, si dhe njëherësh në televizionet e rajonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vjenë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t’u subtitruar dhe transmetuar sonte në orën 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, shkruan Rama. / Zeri/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button