🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.47 ▲0.94%
ARI 3,598 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,560 ▲ +2.27% ETH $1,694 ▲ +2.04% XRP $0.9506 ▲ +3.65% SOL $71.0500 ▲ +3.62%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria ka trefishuar ekonominë, jemi një destinacion i ri investimesh

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet në Tiranë, ku theksoi transformimin ekonomik të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit dhe potencialin e rajonit si një destinacion i ri për investime, inovacion dhe prodhim.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të mos shihet më vetëm përmes prizmit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, por si një rajon me rol të rëndësishëm në rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë evropiane.

“Ka ardhur koha që të mos shihemi më përmes lentes së zgjerimit, si një rajon që gjithmonë përpiqet të kapë ritmin me BE-në, sepse jemi shumë më tepër se kaq. Jemi një destinacion investimi. Jemi një vend në rritje, pjesë e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë evropiane”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit, duke theksuar se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë dekadës së fundit.

“Një dekadë më parë, Shqipëria ishte një ekonomi prej 10 miliardë eurosh. Sot është një ekonomi prej 30 miliardë eurosh. Pra, e kemi trefishuar ekonominë tonë. Ambicia jonë është që deri në vitin 2040 ta dyfishojmë sërish”, tha ai.

Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria do të përfitojë më shumë mbështetje financiare në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, falë progresit të arritur në zbatimin e reformave.

“Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi Komisionin Evropian, partnerët rajonalë, institucionet ndërkombëtare dhe investitorët që morën pjesë në konferencë. Një vlerësim të veçantë ai shprehu edhe për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Shqipërisë dhe një figurë të rëndësishme të politikës evropiane.

Duke rikthyer vëmendje te rrugëtimi i rajonit drejt integrimit evropian, Rama kujtoi samitin e vitit 2014 në Berlin, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për herë të parë në të njëjtën tryezë me nismën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas tij, Procesi i Berlinit hapi një kapitull të ri bashkëpunimi rajonal dhe krijoi bazat për nisma të rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Dymbëdhjetë vite më pas, ka ardhur koha që të mos shihemi vetëm përmes lenteve të zgjerimit. Ballkani Perëndimor si një destinacion i ri për investim, inovacion dhe prodhim nuk është një slogan, por një propozim. Dhe ky propozim duhet të vërtetohet me partneritete dhe rezultate”, theksoi Rama.

Konferenca Ndërkombëtare e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor mblodhi në Tiranë përfaqësues të institucioneve evropiane, qeverive të rajonit, organizatave financiare ndërkombëtare dhe biznesit, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.