🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.47 ▲0.94%
ARI 3,598 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,560 ▲ +2.27% ETH $1,694 ▲ +2.04% XRP $0.9506 ▲ +3.65% SOL $71.0500 ▲ +3.62%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur këtë me përmbushjen e detyrimeve dhe reformave të kërkuara nga BE-ja.

Në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë, Rama u shpreh se vendi ka bërë përparim ekonomik, duke theksuar se ekonomia shqiptare është trefishuar në një dekadë, nga 10 miliardë euro në 30 miliardë euro. Ai tha se është kthyer nga takimet në Bruksel me lajme pozitive për Shqipërinë, ndërsa shtoi se përfitimet më të mëdha nga plani evropian nuk janë një favor, por rezultat i punës së bërë nga vendi.

“E dashur komisionere Kos. Ndërsa kjo konferencë i afrohet fundit, më lejoni të falënderoj së pari KE-në, partnerët tanë rajonalë dhe investuesit e bizneset që i dhanë thelbin këtyre dy ditëve. Më lini ta nis duke thënë se sa larg kemi ardhur, sepse dhe unë e përshkova gjithë rrugën nga epoka e akullit te temperatura e dhomës e kam shumë të vështirë ta mendoj se si e nisëm.

Një dekadë më vonë, pas procesit të Berlinit, lindi plani i ri i rritjes. Si një rajon që përpiqet që të kapë ritmin me BE-në, jemi më shumë se kaq, jemi një rajon i ri investimi. Është një propozim dhe propozimi duhet të vërtetohet me projekte dhe partneritete. Shihni Shqipërinë, një dekadë më parë, ishte një ekonomi 10 miliardë euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro.

E kemi trefishuar ekonominë dhe synojmë të bëjmë më shumë. Gjendemi mes Adriatikut dhe Jonit, përballë Italisë, portë hyrëse në Ballkan, anëtare e NATO-s dhe synojmë të jemi anëtare e BE-së. Sapo jam kthyer nga samiti BE-Ballkan Perëndimor me lajme të mira dhe jam besimplotë se Marta do ua thotë. Shqipëria do të marrë më shumë nga plani i rritjes, jo si nder, por se kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë”, tha kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.