☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,506 ▲ +1.05% ETH $2,254 ▲ +0.74% XRP $1.2509 ▲ +0.09% SOL $95.6700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Ma

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” po zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale.

Disa pensionistë kanë kërkuar të takohen me kryeministrin për t’i përcjellë shqetësimet e tyre.

Një prej tyre ka treguar se donte t’i fliste Ramës për pensionin që merr.

“Doja t’i thoja për pensionin, marr 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Si kryeministër, t’i thoja që marr kaq lekë. Ata marrin tjetër atë rrogë dhe kërkojnë akoma, po pse nuk thonë për ne që marrim 100 mijë lekë të vjetra?! Nuk ka drejtësi. Për të takuar Ramën, më thanë që ka filluar mbledhja dhe se duhet të kisha ardhur më herët”, shprehet pensionistja.

Një tjetër pensionist tha se kishte dashur t’i kërkonte kryeministrit zgjidhje për një çështje pronësie, por nuk arriti ta takonte Ramën.

“Më thanë që ka takim me strukturat, jo me personat, dhe ika. Kam 30 vjet dhe nuk marr dot shtëpinë e babait, që as Enver Hoxha nuk na i mori. Kryeministrit do t’i thoja që strukturat që ka vënë t’i marrin gjërat seriozisht e të mos më dërgojnë në gjyq. Në gjyq nuk shkoj. Me qeverinë asnjëherë nuk fiton”, shprehet një tjetër pensionist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.