Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.81 ▼1.91%
ARI 4,382 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,966 ▼ -1.32% ETH $2,403 ▼ -2.96% XRP $1.2889 ▼ -7.99% SOL $97.3300 ▼ -3.49%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.81 ▼1.91 % ARI 4,382 ▲1.14 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.81 ▼1.91 % ARI 4,382 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Smith: UÇK shënjestroi kundërshtarë politikë, persona të lidhur me autoritetet serbe dhe pjesëtarë të pakicave

Kryetari i trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Charles L. Smith III, ka paraqitur konstatimet e Panelit lidhur me personat që, sipas gjykatës, ishin shënjestruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal.

Smith ka thënë se personat e shënjestruar nga UÇK-ja i përkisnin kategorive të ndryshme. Sipas tij, në mesin e tyre ishin anëtarë dhe përfaqësues të forcave të tjera politike ose ushtarake, apo persona të lidhur me to, veçanërisht me LDK-në dhe FARK-un, të cilët nuk kishin hequr dorë plotësisht nga besnikëria ndaj këtyre organizatave.

Kategoria e dytë, sipas konstatimeve të trupit gjykues, përfshinte persona që pretendohej se ishin të lidhur me autoritetet e Republikës Federale të Jugosllavisë ose me autoritetet serbe. Në kategorinë e tretë, Smith përmendi pjesëtarë të pakicave etnike, përfshirë romë dhe serbë.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të kryetarit të trupit gjykues:

Personat e shënjestruar nga UÇK ishin persona të kategorive të ndryshme, përfshirë: anëtarë dhe ëprfaqësues të forcave të tjera politike ose ushtarake apo personat të lidhur me to vëcanësirhst me LDK dhe FARK-un të cilët nuk kishin hequr dorë plotësisht nga bensikëria e tyre ndaj këtyre organizatave. 2. personat që pretendohej që ishin të lidhur me autoritetin e RFJ-së ose ndryshe të autoriteteve serbe dhe 3.anëtar të pakicave etnike ndër të cilët një numër romësh dhe serbësh.

Trupi gjykues konstatoi se ekzistenca e qëllimit kriminal të përbashkët mbështet nga një numër faktorësh, ndër kryesorët: shënjestrimi dhe vrasja e paraluftës së shqiptarëve të dyshuar si kolaboracionist dhe i serbë etnik, si armiq, kriminel ose pushtues dhe përdorimi i komunikatave për të marrë përsipër përgjegjësinë për këto sulme dhe vrasje. 2. Shënjestrimi i mëtejshëm i shqiptarëve dhe serbëve dhe të tjerëve gjatë luftës për të njëjtat arsye të pretenduara, 3. Përdorimi i deklaratabe dhe komunikatave politike në kohën e luftës për të marrë përsiëpr përgjegjësinë për masat e ndëshkuese dhe për t;i paralajmëruar dhe kërcënuar kundërshtarët e tjerë, 4. Përdorimi i luftës speciale kundër aty kundërshtarëve, 5 përsëritja e mesazhave dhe të komunikatave nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. 6.Ngarkimi i policisë ushtarake me detyrën e vëzhgimit dhe arrestimi i personave të dyshimtë dhe i shërbimit të zbulimit me detyrën e kërkimit, identifikimit dhe neutralizimit të personave të dyshuar si kolaboracionit, 7. Ngritja e qendrave të ndalimit dhe mbajtjen e këtyre personave dhe fakti që pati një praktikë të ngjajshme sjellje në të gjitha qendrat e ndalimit dhe në të gjitha zonat e kontrolluara nga UÇK-ja. 8. Kërkimi i personave ndër të tjera mbi bazë të listave të kolaboracionstëve dhe të personave të dyshuar ose mbi bazë të informacionit të marrë nga sektori i zbulimit. 9. Praktika e qartë e krimeve të kryera në të gjitha objektet e ndalimit të UÇK-së….dhe 10. Toleranca, pranimi dhe inkurajimi i atyre krimeve nga anëtarët e NKP-së dhe ekzistenca e politikës së përgjithshme të mos ndërshkimit në lidhje me krimet e kryera ndaj kundërshtarëve. Nuk janë qëllime të cilat të akuzuarit u përpoqën të arrinin ato bën veprimet e tyre kriminale, janë jetët të cilët ata u përpoqën t’i realizonin ato qëllime vëcanëroishtm, arrestimi, ndalimi dhe keqtrajtimi dhe vrasja sistematike e atyre që të akuzuarit i konsideronin apo i cilësonin si kundërshtarë. Mëgjithëse se përgjegjësia e të akuzuarve është individuale dhe personale ajo që ata bën nuk do të mund të ishte e realizuar nga një person i vetëm. Ata e bën bashkë me vendosmëri dhe me ndihmën e të tjerëve. Ata ranë në marrëveshje për qëllimin kriminal të përbashkët, bashkërisht vendosën të krijonin një sistem për realizmin e bashkërisht, ngritën objekte ndalimi bashkërisht, krijuna dhe përcaktuan rregulla për policinë ushtarake, shërbimin e zbulimit dhe njësitet speciale dhe u dhanë detyrën e përmbushjes së planit kriminal të tyre. I caktuan vetes dhe të tjerëve role e tituj e pozita në të cilat kontrolluan zbatimin qëllimin e përbashkët kriminal. Bashkërisht emëruan të tjerë në pozita të rëndësishme, lëshuan komunikata që përhapin mendimet dhe politikat e tyre, sulmuan armiq dhe morën përsipër përgjegjësinë për vrasje të paligjshme dhe ndalimet. Bashkërisht siguruan mosndëshkrueshmëri të plotë për kryesit e këtyre krimeve si pjesë e asaj politike bashkërisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.