☁️
Tiranë 15°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.45 ▼1.38%
ARI 4,215 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,780 ▼ -0.55% ETH $2,535 ▼ -1.5% XRP $1.3778 ▼ -2.64% SOL $108.6600 ▼ -3.63%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.45 ▼1.38 % ARI 4,215 ▲0.58 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.45 ▼1.38 % ARI 4,215 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare synon përfundimin e negociatave brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, politikat industriale, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet në Luksemburg nisin në orën 16:40, me mbërritjen drejt Qendrës Europiane të Konventave. Në orën 16:45 është parashikuar një deklaratë për mediat, ndërsa pesë minuta më vonë do të zhvillohet fotografia e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministrit irlandez, Thomas Byrne.

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të hapet në orën 17:00, me miratimin e agjendës. Pas përfundimit të saj, rreth orës 17:45, pritet të mbahet një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe ministrit Thomas Byrne.

AGJENDA ZYRTARE

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Doorstep.

16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.