☁️
Tiranë 16°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.35 ▼1.48%
ARI 4,214 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,906 ▼ -0.08% ETH $2,532 ▼ -1.37% XRP $1.3785 ▼ -2.48% SOL $108.7400 ▼ -3.55%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.35 ▼1.48 % ARI 4,214 ▲0.55 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.35 ▼1.48 % ARI 4,214 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

“Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

Gazetari Mentor Nazarko rikujtoi se Benjamin Natanyahu ka pritur 102 refugjatë kosovarë në vitin 1999 dhe ka kërcënuar Sllobodan Millosheviçin.

“Do duhet të përmendim për të gjithë ata që e shohin me dyshim, faktin që me gjithë atë çfarë ka ndodhur përkundrejt popullit të Gazës, Netanyahu ishte ai që priti 102 refugjatë kosovarë në vitin 1999 dhe është ai që ka kërcënuar Millosheviçin në 23 dhjetor 1999. I ftuar nga Jaser Arafati për Krishtlindje në Betlehem, i ka thënë: “Nëqoftëse vjen, do të dorëzojmë në Gjykatën e Hagës”. Është lobi hebre që ka përcaktuar çlirimin e Kosovës dhe është Netanyahu që ia dha njohjen Kosovës kur disa vende arabe nuk kanë dashur t’ia japin”, u shpreh Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas gazetarit, “Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë sepse është nga shtetet më të fuqishme dhe më me ndikim në botë”.

“Ne po flasim për respektin për një komb i cili ka qenë afër nesh, të cilin nuk duhet t’ia lëmë grekëve dhe nuk duhet t’ia lëmë armiqve tanë, serbëve. Pra, duhet ta kemi në krahun tonë sepse është nga shtetet më të fuqishme, më me ndikim në botë, që përgjon gjithë botën, që ka sekretet e gjithë botës dhe duhet ta kemi në krahun tonë. Sa i përket Vlorës, është një qytet i cili ka në historinë e vet të Mesjetës, ka qytetërim hebre dhe është zgjedhur vetëm Vlora si simbol dhe në gjykimin tim është një zgjidhje tërësisht normale. Ata që e kundërshtojnë frymëzohen o nga puritanizëm ideologjik, o nga puritanizëm sovranist ose nga axhenda të tjera antisemite të cilët i frymëzojnë shtete të tjera, të cilët disa prej tyre janë dhe aleatët tan. Kështu që, në gjykimin tim nuk ka asnjë lloj sakrilegji. Po të shikoni, edhe opozita nuk po e kundërshton një gjë të tillë. Madje, as vetë protestuesit nuk kanë kundërshtim”, shtoi Nazarko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.