Rama: Ne, më pranë BE-së. Të hapur për dialog me opozitën
Duke mos iu referuar në asnjë moment protestës direkt, Kryemnistri u duk se replikoi në distancë me argumentin kryesor të protestës, kapjen e drejtësisë.
“Fantazitë dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra! Opozita ka gjithë të drejtën e vet, që të ketë një kalendar dhe axhendë që nuk përputhet për ta garantuar hapjen e negociatave”, vijoi ai.
Ftesën për dialog e rinovoi me kushtin që të jetë për tema të interesit kombëtar dhe publik.
“Nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë vijimësisht në një pozicion antihistorik, shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe proces dhe të ketë një sens urgjence nga palët”, deklaroi Rama.
Në një tjetër aktivitet, atë të Fondacionit “Qemal Stafa” të Partisë Socialiste, Edi Rama foli me tone pozitive për figura si Fatos Nano, Luan Hajdaraga, apo Ylli Bufi, nga të cilët brezat e rinj të socialistëve sipas tij, duhet të mësojnë.