Politika

Rama në Pragë, nënshkruhen pesë marrëveshje bashkëpunimi

Qeveria shqiptare nënshkroi sot në Pragë pesë marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë çeke, në fushën sociale dhe ekonomike.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë vizitës njëditore që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Çeki, ku shoqërohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi.

Në fillim të vizitës së tij, kryeministrit Rama u prit nga homologu çek, Bohuslav Sobotka, me të cilin diskutoi rreth përgatitjeve të Shqipërisë për procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, por dhe për krizën e emigracionit dhe çështje të tjera.Nga Konferenca per shtyp e Kryeministrit Rama ne Ceki

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, mes dy vendeve u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume bashkëpunimi:

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Turizmit; Marrëveshja në fushën e mbrojtjes sociale; Marrëveshja në fushën e Arsimit; Memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore; Memorandum bashkëpunimi midis agjencive shtetërore për mbrojtjen e mjedisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button