Politika

Rama: Në skaner makinat superluksoze të të papunëve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “objektivi i planit kombëtar në luftën kundër kanabisit është arritur”.

Lufta kundër kanabisit është një luftë që vazhdon dhe në këtë fazë të vitit ka hyrë në një kapitull vendimtar. Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar që nga viti 1991. Ky rezultat ka nxitur përfshirjen e BE-së në këtë proces me një fond për zgjatjen me një muaj të fluturimeve monitoruese. Ky është një sukses i rëndësishëm dhe një shembull kuptimplotë për sa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit përmes bashkëpunimit me të gjitha strukturat ligjzbatuese”, tha Rama.

Kreu i qeverisë rreshtoi edhe disa objektiva.

Objektivi i radhës është goditja dhe shkatërrimi i aseteve materiale dhe financiare të grupeve kriminale.

“Makina luksoze që sfidojnë ligjin, sigurinë publike, pasuritë e paluajtshme të këtyre shoferëve, që zotërohen prej tyre, dhe që janë të papunë luksi në këtë vend, llogari bankare të pajustifikueshme, biznese të palidhura nga një historik rritjeje financiare, duhet ti nënshtrohen një procesi kapilar dhe rigoroz ligjor”, tha Rama

Sfida nr 2: Shkatërrimi i rrjeteve kriminale

Rama tha se suksesi i kësaj faze do të matet me numrin e rrjeteve të shkatërruara, apo të grupeve kriminale të vëna para përgjegjësisë ligjore, veçanërisht me sasinë e aseteve kriminale të sekuestruara.

“Prandaj duhet të jetë shumë e qartë, në fazën ku hyjmë kërkohet një goditje shembullore e kapilare. Individë me një imunitet të marrë dhe të imponuar përmes rrugës së veprimtarisë kriminale, nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë komunitet dhe jo më të shfaqen si faktorë me influencë. 

Dhe po ashtu, askush nuk duhet të guxojë ti bëjë karshillëk këtij populli e familjeve të zakonshme në qytete, shkolla e lagje me shfaqjet më spektakolare të brutalitetit përmes shkeljeve të normave të bashkëjetesës me mjete që kushtojnë qimet e kokës dhe me forma që çojnë deri në marrjen e jetës së të rinjve të pafajshëm nëpër klube e mjedise ku të rinjtë mblidhen për tu argëtuar.

Këto janë situata ku duhet të adaptojmë të njëjtat qasje që kemi adaptuar me kanabisin”,theksoi kryeministri.

Në skaner makinat superluksoze të të papunëve pasanikë

Në skaner do të kalojnë të gjitha makinat luksoze, llogaritë bankare të pajustifikuara apo bizneset e dyshimta. Për këtë Rama kërkoi ndarjen e përgjegjësisë.

“Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin sigurinë publike dhe sfidon me prezencën e vet perceptimin e opinionit publik dhe komunitetit për çfarë duhet të bëjë dhe si mund të jetojë një qytetar në këtë vend me punë të ndershme duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese.

Çdo pasuri e paluajtshme që zotërohet në territor dhe që është e pajustifikuar apo e dyshuar se nuk justifikohet duhet të kalojë në skaner.

Çdo biznes i dyshimtë duhet të kalojë në skaner dhe t’i nënshtrohen të gjitha këto një procesi të ligjshëm ligjor.

Çdo llogari bankare e dyshimtë, apo në pamje të parë e pajustifikueshme duhet të kalojë në skaner”, tha Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Reforma ne drejtesi u sabotua sic u sabotua Ismail Qemali ne 1912.”Naivitet” shqipetar dhe nderkombetar.Ka vetem nje zgjidhje.SHBA,BE te sjellin NATO ne Tirane dhe te bombardohen familjet e nipit te hajdutit Ahmat Zogu(sali hajduti i ngriti monument kryehajdutit Zogu),familjen e lavires Nexhmije Hoxha me gjithe femijet dhe niperit,familjet e hajduteve Fatos nano dhe Ilir meta,familjet e Sali Berisha,Bujar nishani,lulezim Basha,Adriatik llalla,Xhezair Zaganjori(zagari i saliut),Nokes palokes dhe te gjithe plehrave te PD,dhe PS.Te behet pastrime etnik i popullit shqiupetar nga hajdutet kriminelet dhe trafikantet.Ky do jete clirimi i vertete i shqipetreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button