☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.07 ▲0.17%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,921 ▲ +0.99% ETH $2,352 ▲ +1.22% XRP $1.3312 ▲ +2.09% SOL $101.4100 ▲ +0.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria mposht Lihtenshtejnin 2-0, Panucci fiton sfidën e parë

Christian Panucci e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij në pankinën kuqezi. Skuadra jonë Kombëtare arriti të mposhtë Lihtenshtejnin për të 3 herë me rezultatin 2-0, duke vijuar traditën e dy sfidave të para të luajtura në vitin 2008 dhe 2016.
Kombëtarja shqiptare  sulmoi që në fillim në këtë ndeshje duke e detyruar Lihtenshtejnin te mbyllej në zonën e tij. Pavarësisht përpjekjeve dhe superioritetit të treguar në fushën e lojës kuqezinjtë nuk mundën dot të konkretizonin sulmet e tyre duke bërë që 45 minutat e para të sfidës të mbylleshin me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë u pa e njëjta tablo, Kombëtarja sulmonte vazhdimisht, ndërkohë që Lihtenshtejni e kishte të vështirë të kalonte gjysmëfushën e tij. Përpjekjet e kombëtares morën shpërblimin e merituar në minutën e 54 me anë të Odise Roshi dhe festa ishte e gjitha për kuqezinjtë.
Historitë nuk u mbyllën këtu për Shqipërinë, Agolli dhe më pas Roshi vunë në provë portierin Jehle me këtë të fundit që i ndali gjuajtjet e tyre. Por ai nuk mundi dot të bëjë të njëjtën gjë në minutën e 78 me gjuajtjen e kapitenit Agolli në hyrje të zonës duke parë topin të kalonte vijën fatale të portës dhe rezultati shkoi 2-0 duke qëndruar i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit. Me këtë sukses Kombëtarja shqiptare ruan vendin e tretë në renditjen e Grupit G me 12 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.