Ekonomia

Rama në Vlorë, inspekton rikonstruksionin e shkollës “Rilindja” dhe punimet për shëtitoren në vijën bregdetare

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi sot shkollën “Rilindja” në qytetin e Vlorës, e cila ka përfituar nga programi i qeverisë për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore.

Në shkollën artistike “Rilindja”, me një investim prej mbi 60 milionë lekë janë rikonstruktuar ambientet e brendshme dhe terreneve sportive. 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive do të ofrojnë kushte krejtësisht ndryshe të mësimdhënës për 825 nxënësit e kësaj shkolle. Edhe për këtë shkollë, risi është pajisja e saj me sistem qendror ngrohjeje dhe sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi sot shkollën “Rilindja” në qytetin e VlorësTashmë edhe kjo shkollë është rikonceptuar jo vetëm si një mjedis ku jepet mësim. Klasat e pikturës, të muzikës, kabineti i informatikës, si edhe terrenet sportive janë në dispozicion të nxënësve edhe ditën e shtunë për aktivitete jashtëshkollore. Një klasë e veçantë i kushtohet fëmijëve të emigrantëve të thyer rishtas, për t’i ndihmuar ata të integrohen sa më shpejt në kushtet e reja për ta.

Në dy vjet, nga programi i qeverisë, përmes Ministrisë së Arsimit, Vlora ka përfituar 12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore. Në periudhën 2014-2015, për Qarkun e Vlorës është investuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 objekteve shkollore, me vlerë totale mbi 515 milionë lekë, kundrejt vetëm 43 milionë lekë në periudhën 2012-2013.

Rama inspekton punimet për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës

Rama inspekton punimet për shëtitoren në vijën bregdetare të VlorësRama inspekton punimet për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës

Gjatë vizitës në Vlorë Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet e projektit për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës. Ky projekt ka përmbyllur 42% të punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë e tij, mbjellja e pemëve përgjatë saj.

Kryeministri Rama pa në terren avancimin e projektit. Faza e parë e projektit trajtoi zgjerimin e brezit ranor dhe mbushjen e lartësimin me rërë të plazhit, duke u përshtatur me shëtitoren. Ndërsa në këtë fazë të dytë do të bëhet gjelbërimi i shëtitores përgjatë vijës bregdetare.

Kryeministri shoqërohej nga kryetari i bashkisë Vlorë dhe prefektja dhe deputetë të këtij Qarku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button